Diktatuara rruga te tragjedia!...

Diktatuara rruga te tragjedia!...
Diktatuara rruga te tragjedia!...

Skender Mulliqi

  • 26 August 2020 - 09:16

Demonstratat e forta dhe greva e përgjithshme kundër regjimit autokratik të Aleksandar Lukashenkos, ka shpërfaqur gjithë agresivitetin e një regjimi totalitar në këtë shtet.Lukashenko në zhgenjim e sipër organizojë kundër demonstrata duke kërkuar shpëtim ,madje edhe u gjunjëzua para masës së tubuar.30 vite më parë ngjashëm ka vepruar edhe dikatatori rumun, Nikolla Qaushesku, I cili më automjete të shtetit ka bartur njerëz në tubimin e Temishvarit. Këto ngjarje dramatike të rrëzimit të Qausheskut kemi pasur mundesi ta shihim nga kanalet e ndryshme televizive.Pas vëtem katër ditësh, Qaushesku është pushkatuar, kurse sot Lukashenko është para gjunjëzimit.Atëherë ende në kokat e shumë e diktarorëve të fundit të Evropës ,ka figuruar Lufta e Ftoftë. Sikur kësaj epoke të errët po I kthehen shumë shtete të ish bllokut komunist .Edhe të Qaushesku edhe te Lukashenko kemi vërejtur fjalime të ngjashme , duke i akuzuar botën perëndimore për ndërhyrje të mbrendshme .Lukashenko demonstratat i konsiderojë armiqësore të organizuara nga shtetet e NATO-s , të cilat sipas tij e rrezikojnë pavarësinë e Belorusisë .Diktatorët gjithmonë gjejnë fajtorë diku tjetër , e jo që burim I këtyre poshtërsive janë ata vet.Dihet së si është jeta e shumicës nën diktaturë, dihet së çfarë janë të drejtat elementare njerëzore , liria e shtypit dhe në përgjithësi pakanaqësitë dhe revolta e qytetarëve .Sot, në Rumani jetohet shumë më mirë së në Bjellorusi.Edhe në minishtetet ballkanike po na futët modeli I sundimit të Lukashenkos.Regjimet gadi autokratike ne Ballkan mire, po bashkëpunojnë dhe po bashkërendojnë më njera- tjetrën.Diktatorët e vegjël ballkanas I kan vu popujtë para sprovave të mëdha . Janë duke ju shtërnguar njerëzve shumë lakun në fyt. E një gjë e tillë don të thotë kapitulim para të keqes, ose që të heqët laku nga fyti.Popullata po varfërohet , ekonomikisht po rrënohet, nuk ka investime , nuk ka zhvillim të gjithmbarshem që jetën e bënë më të mirë.Demokracia e brishte po shfrytëzohet mirë nga autokratët për arritjën e qëllimeve përsonale përfituese.Aty ku ngulfatet demokracia lulëzon autokracia.Kështu po ndodhë edhe më Kosovën e vogël.Janë të njohura përiudhatë e lulëzimit të demokracisë në botë.Por, gjithmonë proceseve demokratike ju kan dalë përpara proceset retrograde ,si idetë e fashizmit në vitet e Luftës së Dytë Botërore.Pas kësaj vjen përiudha e valës së dytë të ringritjës së demokracisë duke u rritur shtetet që e kan përqafuar demokracinë .Shtetet e Ballkanit edhe pse kemi hapëruar në shekullin 21 , nuk po lirohen nga logjika autokratike e sundimit mbi masën.Madje, po na shfaqën edhe ide fashiste , kjo vlen për shtetin serb. Shqiptarët kan jetuar gjatë nën komunizëm dhe shumë ja kan pa sherrin një sistemi të tillë regresiv dhe dehumanizues. Diktaturat që po na rrethojnë dhe që po na futën mbrenda janë bërë tëper të rrezikshme .Rruga e demokratizimit është e gjatë dhe tashmë po duket së ende nuk është fituar. Qytetarët e Kosovës shumë do të dëshironin që të jetojnë në një Kosovë krejt demokratike dhe të prosperuar.Qytetarët nuk dëshirojnë të jetojnë më ndjenjën e një vize pune apo vize turistike për Evropë , apo ikje klandestine , për tu mos u kthyer më kurrë në Kosovë.Deri sa demokracia është gjallë, janë të gjalla edhe shpresat tona , për ditë më të mira dhe pa autokratë mbi kokë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".