Çudia e madhe: edhe patriotë edhe tradhtarë

Çudia e madhe: edhe patriotë edhe tradhtarë
Çudia e madhe: edhe patriotë edhe tradhtarë

Skender Kapiti

  • 03 September 2020 - 10:20

Është për tu habitur se sa patriotë të mëdhenj deklarohen me fjalë e deklarata politikanët e lartë shqiptarë, dhe po nga goja e tyre dëgjon akuza të rënda tradhtie të lartë  kombëtare kundër njëri-tjetrit!?

P. sh. është bërë problem i madh kombëtar politik, gjeostrategjik, ekonomik e territorial  çështja e percaktimit të kufirit detar shqiptaro-grek. Po flitet, shkruhet dhe debatohet shumë rreth tij. Flasin politikanë, analistë, juristë, mediatikë, profesionistë dhe jo profesionistë, historianë e pseudohistorianë, intelektualë e pseudointelektualë, patriotë e pseudopatriotë dhe pothuajse të gjithë janë venë në kërkim për të gjetur kombëtarin e tradhtarin.

Tani shtrohet pyetja se kush është fajtori apo kush janë tradhtaret e detit: është  Berisha, qeveria e të cilit ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për detin; është Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila e ka prishur atë marrëveshje; apo është Edi Rama i cili deklaron dhe mbron të drejtën e Greqisë për t’u zgjeruar nga 6 në 12 milje hapësirën detare.

Tani ose ka faj e bërë tradhti Qeveria Berisha, Gjykata Kushtetuese  apo Edi Rama, apo që të tre. Pra çuditë shqiptare nuk kanë fund. Është koha që duhet të ndërhyjë prokuroria dhe ligji për të gjetur, shpallur e ndëshkuar tradhtinë .

Dhe si ka mundësi që në Kosovë të ketë jo vetëm islamofobë serbofilë por po dalin edhe turkofobë  grekofilë.

Shqipëria prej 100 vitesh shtet nuk mundi asnjë mendimtar, shkencëtar e historian i saj që ta thotë e ta argumentojë se grekët janë miq të shqiptarëve, pasi historia tregon dhe verteton se prej 200 vitesh armiqtë më të betuar të shqiptarëve janë grekët e serbët. 

 

Por tani na doli një zbulim  apo çudi tjetër nga Kosova që e lexova te nje medie  kosovare,  ku ne te  dikush  i quan grekët miq, dhe  shqetësohet për grekët, per interesat greke dhe turizmin grek   duke shprehur simpatinë per ta dhe duke i quajtur grekët miq, kur Greqia ka një plan që në shekullin e 19 , “Idenë e Madhe” si ajo “Nacertania” e serbëve për zhdukjen e shqiptarëve nga Ballkani; kur  Greqia nuk pranoi që të merrte pjesë në bombardimet e NATO-s kundër  genocidit serb; kur Greqia nuk pranoi te vinte në dispozicion aeroportet e saj për NATO-n; kur Greqia nuk e njeh shtetin e Kosovën dhe lobon kundër tij; kur në luftë kundër shqiptarëve të Kosovës ka pasur vullnetarë grek; kur Greqia deklaron aleancë vëllazërore ortodokse me Serbinë kundër shqiptarëve, dhe në Kosovë dikush zbuloi se grekët janë miq të shqiptarëve dhe këtë “zbulim historik” e shkruan dhe e  deklaron  sot kur Greqia i bën presion Shqipërisë për t’i grabitur hapësirë ujore detare.

Dhe këtij “hulumtuesi”islamofob e grekofil nga Kosova   që deshiron një Greqi të Madhe 20 milion banorëshe  nuk i bën përshtypje se Greqia ka ushtruar genocid kundër shqiptareve por edhe pse  ajo ka kryer pastrimin etnik  të  mijra e mijra kilometra katrorë troje shqiprare e që i mban nën pushtim,  dhe kur shqiptarët autokton në Greqi nuk guxojnë të deklarohen shqiptar e madje as të flasin shqip.

Pra grekët që  janë miq e vëllezër të serbëve , ata  nuk mund të jenë miq e vëllezër të shqiptarëve as të atyre të Shqipërisë dhe as të Kosovës. Edhe në Kosovë nuk po dihet kush është patrioti e kush është tradhtari, a janë patriot ata të cilët falin troje  dhe duan ta ndajnë Kosovën; a janë patriotë ata të demarkacionit e ata që fimosen atë dhe Bashkësinë e Komunave serbe , dhe a janë patriota ata që po na shpikin një komb të ri “kosovar”, dhe a mos janë partriotë disa nga ata të cilët luftuan e më pas vodhën e grabitën prona e pasuri. Kudo zhgënjim i madh: korrupsion, hajni, krim e tradhti por  mbuluar e maskuar me deklarata patriotike.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".