Keni kujdes, pas Ujmanit vijnë edhe lëshime tjera që e sakatojnë Kosovën!

Keni kujdes, pas Ujmanit vijnë edhe lëshime tjera që e sakatojnë Kosovën!
Keni kujdes, pas Ujmanit vijnë edhe lëshime tjera që e sakatojnë Kosovën!

Dr. Hysni Aliu

  • 06 September 2020 - 08:36

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

“Pra, Serbia me premtime boshe, është duke e gëlltitur Kosovën dal e ngadalë. Plani i Thaçit po realizohet, por nga njerëzit që ai i vuri në pushtet. Partitë politike, PDK, AAK, NISMA, LDK, nuk kanë as të drejtën më të vogël morale, që të kritikojnë qeverinë Hoti, sepse kjo qeveri u formua pikërisht nga ta dhe po qëndron në pushtet pikërisht si rrjedhojë e përkrahjes së tyre. PDK si parti opozitare, pati mundësi ti bashkohet VV-së se në mocionin e mosbesimit, por nuk e bëri këtë, andaj është bashkëfajtore për gjithçka që bënë kjo qeveri. Të shohim se edhe sa nën-paragrafë të marrëveshjes do të dalin në shesh gjatë rrugës. Shtatzënia filloj në Shtëpinë e Bardhë e çfarë fëmije do lindë, do shihet mbas 9 muajsh”.

Marrëveshja e djeshme, ditës së Premte, në Shtëpinë e Bardhë, nuk është befasi, nëse gjërat i analizon me një logjikë të shëndoshë. Pikërisht një përfundim i tillë ka qenë i pritur, pra një marrëveshje që i përshtatet Serbisë dhe administratës Trump. E vetmja gjë që nuk është parashikuar është njohja e Kosovës nga Izraeli, dhe hapja e ambasadës së Kosovës e Serbisë në Jerusalem. Deklarata e kandidatit për president të SHBA- së se ” Kosova duhet të jetë shtet i pa varur e jo pjesë e Serbisë” për ata që kuptojnë fjalët në mes rreshtave, është shumë shqetësuese, sepse kjo deklaratë ngrit shqetësimin që Kosova është duke u integruar dalëngadalë në Serbi e jo duke u pavarësuar. Unë personalisht, nuk shoh asgjë të dobishme në atë marrëveshje, përjashto këtu njohjen nga Izraeli, njohje e cila erdhi me një bisht të madh, pra me kushtëzimin që ambasada jonë të hapet në Jerusalem, gjë e cila mundë të nxisë reaksion të madh në shtetet myslimane, dhe ekziston rreziku i tërheqjes së njohjeve nga këto vende. Të gjitha projektet tjera ekonomike, për të cilat flitet, Kosova ka pas mundësi ti realizoj pa pasë nevojë të merret vesh me Serbinë. Unë nuk e kuptoj se çka e ka penguar Kosovën të ndërtoj rrugë e hekurudha në territorin e vetë. Stimujt ekonomik në formë të kredive që do të mundë të vinë, do të jen edhe një ushqimi i freskët për tu pasuruar edhe më shumë klasa e korruptuar në vend. Pra, Kosova është dashtë që më së pari të lirohet nga kjo klasë kriminale e pastaj të vijnë investimet e mëdha. Futja e liqenit të Ujmanit në këtë marrëveshje, edhe pse në mënyrë indirekte, po tregon që Serbia po e realizon atë që kaherë ka thënë, që aty kullmi ne e jo ata. Pas Ujmanit natyrisht që do vijnë edhe tjera lëshime që gradualisht do e sakatojnë Kosovën.

Me këtë marrëveshje u vulos edhe çështja e manastirit të Deçanit, dhe kontesti territorial që kishte komuna me të. Bravo kryetar i komunës që i ndihmove Serbisë në këtë temë! Kosova po shkrin subjektivitetin e saj në raport me shtetet fqinjë, duke ju bashkangjitur Shengenit ballkanik, gjë e cila e bën të panevojshme njohjen nga Serbia. Serbisë po i hapet rruga për në portin e Durrësit, pra dalja në det. Gjersa marrëveshjet në Bruksel nënshkruheshin nga dy palët, pra Kosovë dhe Serbi, në Shtëpinë e Bardhë, Serbia as që pranoj të qetë nënshkrimin në një vend me Kosovën, dhe çuditërisht ata bënë marrëveshje me SHBA-të për Kosovën! Pra njohja është edhe më larg se që ishte më herët. Deklarata e PDK së, se Kosova paska humbur shansin që në Shtëpinë e Bardhë të merr njohjen nga Serbia, tregon edhe një herë për naivitetin e tyre. Serbia do ta njoh Kosovën si Republikë, në kuadër të një federate Kosovë Serbi , pa të drejtë ndarje, pasi që ta copëton Kosovën nga brenda dhe të siguron një republikë serbe në brendi të Kosovës. Unë kamë shkruar me vite të tëra për këto plane, që në mënyrë të heshtur po realizohen. Futja e Serbisë në zonën e ndikimit Amerikan, ndalimi i teknologjisë 5 G, detyrat e përbashkëta të Serbisë dhe Kosovës në botë kundër diskriminimit të komuniteteve pakicë, dalja e Serbisë në detin e Shqipërisë, janë shenja të qarta, që Serbisë do i kthehet Kosova në gjirin e vet, si kompensim për anëtarësimin e Serbisë në NATO. Pra, Serbia me premtime boshe, është duke e gëlltitur Kosovën dal e ngadalë. Plani i Thaçit po realizohet, por nga njerëzit që ai i vuri në pushtet. Partitë politike, PDK, AAK, NISMA, LDK, nuk kanë as të drejtën më të vogël morale, që të kritikojnë qeverinë Hoti, sepse kjo qeveri u formua pikërisht nga ta dhe po qëndron në pushtet pikërisht si rrjedhojë e përkrahjes së tyre. PDK si parti opozitare, pati mundësi ti bashkohet VV-së se në mocionin e mosbesimit, por nuk e bëri këtë, andaj është bashkëfajtore për gjithçka që bënë kjo qeveri. Të shohim se edhe sa nën-paragrafë të marrëveshjes do të dalin në shesh gjatë rrugës. Shtatzënia filloj në Shtëpinë e Bardhë e çfarë fëmije do lindë, do shihet mbas 9 muajsh”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".