Nuk ka Kosovë pa Mitrovicë, pa Trepçë dhe Ujman

Nuk ka Kosovë pa Mitrovicë, pa Trepçë dhe Ujman
Nuk ka Kosovë pa Mitrovicë, pa Trepçë dhe Ujman

Muhamet Kelmendi

  • 05 September 2020 - 09:11

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Nuk mundet kurrë Kosova të paramendohet pa Mitrovicë, Trepçë dhe Ujman. Nuk ka kurrfarë mundësie të ndërtohet një shtet serb me Asociacion në Kosovë. Lugina e Preshevës duhet të kuptohet si tërësi dhe si e tillë ishte pjesë e Kosovës deri në vitin 1956. Ai kufij duhet të kthehet midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kohë në Kosovë bënin pjesë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, si tërësi komunale. Në Kosovë ishte edhe Trepça, edhe Mitrovica dhe tërë Ujmani me rrethinë. Për këta kufij duhet të lufton Kosova për të fituar. Kjo është zgjidhja”.

-Përcaktimi i kufijve në bazë të përkatësisë nacionale është një çështje shumë e vështirë dhe kurdoherë ka krijuar probleme të thella midis shteteve. Askund nuk kemi kufij nacional në Evrope. Shumë shtete kanë marr territore të kombeve tjera dhe ato i kanë asimiluar kombëtarisht. Edhe Kosovës iu morën shumë territore nga Serbia, nga Mali i Zi dhe nga Maqedonia e Veriut. Dhe tash nuk ka ku shkon me tkurrje të mëtutjeshme Kosova. Kosovë pa Mitrovicë, Ujman dhe Trepçë nuk ka. Ato domosdo duhet të mbesin në Kosovë. Pjesën tjetër të veriut, si Leposaviqin me rrethinë, mundë dhe duhet të ndërrohet për Preshevën, për Bujanovcin dhe për Medvegjen. Është një ndërrim shumë i drejtë dhe i pranuar edhe nga kombi shqiptar. Nuk mendoj se kjo kundërshtohet. Jo. Por, duke humbur ato vende strategjike, sikundër duke krijuar Asociacionin, e ku Kosovës nuk i shkojnë as Medvegja, as Bujanovci, vetëm Presheva, kjo nuk bënë dhe është vepër e rëndë dhe armiqësore. Është e rrugës që Hashim Thaçi, Lutfi Haziri etj., që janë për ndryshim të vijës kufitare, të deklarohen. Ata duhet të thonë se çka kuptojnë me ndërrim të territorit dhe çka ndërrohet, me cilat vende dhe çka merr apo humbë Kosova. Vetëm deklarimi për pa dhënë konkretizime është tepër e dëmshme për të ardhmen dhe të tashmen e shtetit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".