Reimbursimet e dëmeve morale e materiale të shkaktuara nga Serbia, me dekada u neglizhuan nga ekzekutivët e vendit tonë!

Reimbursimet e dëmeve morale e materiale të shkaktuara nga Serbia, me dekada u neglizhuan nga ekzekutivët e vendit tonë!
Reimbursimet e dëmeve morale e materiale të shkaktuara nga Serbia, me dekada u neglizhuan nga ekzekutivët e vendit tonë!

Riza Smaka

  • 13 September 2020 - 08:47

Shkruan: Prof. Dr. Riza Smaka

“Qeveritë e vendit tonë , nga viti 1999 deri sot, në favorin e remimbursimeve të dëmeve dhe të dëmtimeve morale e materiale të theksuara, konvencionalisht, nuk kanë ndërmarrë asgjë ! Pasiviteti , indolenca dhe indiferenca qeveritare dhe përgjithësisht pushtetare e tillë ,është për tu vajtuar dhe, pashmangshëm nxitë neveri, indinjatë, dëshpërim dhe zhgënjim publik adresuar institucioneve publike , në radhë të parë, qeverive, prokurorive dhe gjykatave të vendit tonë. Për të qenë edhe me keq , deri sot, në mënyrë institucionale dhe serioze, përfaqësuese e përfaqësuese të vendit tonë, këtë temë delikate të rëndësisë së veçantë, dot nuk e kanë aktualizuar gjatë negociatave, dialogimeve as bisedimeve me përfaqësuese e përfaqësuese të shtetit serb madje as qe e kanë ngritur para institucioneve ndërkombëtare përkatëse”.

Shteti serb, vetëm gjatë periudhës 1998-99, në Kosovë, në mënyrë të parapërgatitur, me instrumente e mekanizma militare e politare, kundër popullit shqiptar, ka pas kryer krime lufte deri në nivelin e gjenocidit duke i shkaktuar, diskriminime kombëtare, armatosje të serbëve kosovarë dhe çarmatosje të shqiptarëve, dëbime ilegale nga marrëdhëniet e punës dhe nga funksionet publike, keqtrajtime, plaçkitje, përdhunime, plagosje, vrasje deri në dëbime masovike ! Së andejmi dëmet dhe dëmtimet morale dhe materiale në dëmin e shqiptarëve të Kosovës të shkaktuara nga strukturat e autoritetet hegjemoniste serbe ishin dhe mbetën jashtëzakonisht të larta dhe deri tani jo qe as pjesërisht por dot nuk janë proceduar për reimbursime. Sikundër të kishte qenë shteti serb në pozitë të tillë në të cilën ndodhet vendi ynë, padyshim, nga viti 1999 e vijimisht, ditë e natë e natë e ditë ,këtë temë, në të gjitha mediet, nivelet e strukturat ndërkombëtare ,do të kishte aktualizuar ashpërsisht, intensivisht, sistematikisht dhe tejet seriozisht! Pasiviteti, indolenca dhe indiferenca qeveritare e përgjithësisht pushtetarë kosovar referuar nevojës imediate të justifikuar për reimbursime të dëmeve dhe dëmtimeve morale e materiale të sipërpërmendura nuk mund të justifikohet me asgjë prej gjëje!Alas. Sic! “.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".