Albinin e akuzon opozita në Kosovë se ai e ka braktisur këtë kauzë...

Albinin e akuzon opozita në Kosovë se ai e ka braktisur këtë kauzë...
Albinin e akuzon opozita në Kosovë se ai e ka braktisur këtë kauzë...

Skender Kapiti

  • 13 May 2026 - 10:47

Nga Skënder Sadri KAPITI

Unë me origjinë ,me prindër nga Kosova , ashtu si dhe familja ime  gjithmonë me shpirt e zemër kemi qenë pranë Kosovës, dhe e dimë mirë se cfarë ka pësuar populli heroik i Kosovës nga genocidi i kolonizatorit serb. Në opinionet e mia të botuara në media kam shprehur mbështetjen time për Albin Kurtin , në antitezë dhe në kundërshti me të gjithë ata gazetarë , opinionstë dhe analistë të cilët bëjnë propagandë kundër Kurtit.I kam ftuar në debat por nuk më janë përgjigjur sepse nuk kanë as fakte dhe as argumente për të kundërshtuar.

Shumë miq e shokë të mi intelektualë nga Durrësi që lexojnë opinionet e mia dhe që bisedojmë së bashku, ata më kanë mbështetur, më kanë  dhënë të drejtë dhe më kanë inkurajuar që t’a mbështes Kurtin, sepse Kurti sot është e mira jo vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë. Këta miq të mi habiten se si ka mundësi që edhe politika dhe mediat në Shqipëri në tërësinë e tyre janë djallëzisht “indiferente” dhe disa janë hapur agresive  kundër Kurtit.

 

Unë asnjëherë nuk e kam takuar personalisht as Kurtin dhe as deputetët e antarë të LVV, dhe mbështetja ime për Kurtin nuk niset nga interesa personale dhe as subjektiviste por nga realiteti faktues dhe i vërtetë.

Albin Kurti sot është politikisht dhe patriotikisht në vazhdën e projektit amerikan për të triumfuar cështja kombëtare, Bashkimi Kombëtar.

Albinin e akuzon opozita në Kosovë dhe disa farë opinionistësh e analistësh hipokritë e djallëzorë se ai e ka braktisur këtë kauzë. Jo u them atyre , ju opozita dështake , mediat dhe korrupsioni e kërcënuat shtetin dhe sovranitetin e Kosovës me marrëveshjet e juaja antiKosovë ju e rikthyet Serbinë në Kosovë.Ju opozitarë të Kosovës së bashku me mbështetjen e mediave dhe me politikën e Tiranës firmosët një marrëveshje për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe që do ishte një minishtet serb brënda Kosovës. Ju donit coptimin e Kosovës, me atë plan tradhtie për shkëmbim territoresh. Por Albini nuk është për Bashkim të Kosovës me Shqipërinë me Kosovën e mbetur pas asaj se cfarë dëshiron dhe kishte në projekt Serbia për të marrë nga Kosova.

Kundër coptimit dhe ndarjes së Kosovës janë aleatët e mëdhenj të shqiptarëve, janë SHBA dhe Gjermania, dhe prandaj edhe Albin Kurti nuk lejoi coptimin e Kosovës. Albin Kurt i ktheu sovranitetin dhe legjitimitetin e vërtetë shtetit të Kosovës, shtriu autoritetin dhe sundimine ligjit në gjithë territorin e Kosovës; ai cmontoi strukturat paralele paramiltare, banditeske, terroriste dhe finaciare të ngritura nga Serbia në Kosovë. Albin Kurti shpartalloi planin e minishengenit serbo-shqiptar të Vucicit dhe Edi Ramës si një projekt tërësisht antishqiptar dhe sidomos kundër Kosovës.

Me Albin Kurtin nderohet dhe nuk harrohet historia, as vuajtjet, as sakrificat dhe as gjaku i shqiptarëve i derdhur në shekuj për liri, pavarësi dhe për VETËVENDOSJE gjithkombëtare për Bashkimin e Kombit.

Ju opozita injorante dhe djallëzore, ju gazetarët e mediat mercenare e akuzoni Kurtin si antiamerikan, kur në të vërtetë Kurti është politikani shqiptar më pro-SHBA. Ju proamerikanizmin e keni fallco, sepse nuk mund të jesh proamerikan nëse punon dhe dakordësohesh për ndarjen dhe për coptimin e Kosovës; nuk mund të jesh proamerikan kur lejon kërcënimin dhe rrezikimin e sovranitetit të Kosovës, dhe kur je i gatshëm që për pushtet të falësh trojë e territore shqiptare; nuk mund të jesh proamerikan kur vjedh e grabit pasuritë kombëtare; nuk mund të jesh proamerikan kur je hajn dhe i korruptuar. Dhe prandaj  Kurti është politikani më proamerikan sepse nuk i ka këto që i citova më sipër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".