Dosja e Dhomave të Specializuara në zyrat e OVL-së, skenar i SHIK-ut për trembjen e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale

Dosja e Dhomave të Specializuara në zyrat e OVL-së, skenar i SHIK-ut për trembjen e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 13 September 2020 - 09:00

Shkruan: Hajrullah Ternava

“Mos të harrojmë se në këtë luftë speciale munden të jenë të involvuar vetë ata aktor që do të gjinden prapa grillave të gjyqit, sepse këtë dokumentacion përpos Gjykatës Specialë e kishin dikur edhe UNMIKU, EULEX-i, por mos të harrojmë se edhe dhoma e dëshmive që u plaçkit në ndërtesën e policisë së Kosovës, mundë të ishte një arkiv e madhe e dokumentacionit të tillë e që për këtë e kanë pasur të njohur informatën personat që kanë qenë në rrjedha për këtë dokumentacion. E mos të harrojmë që në ato kohëra ishte aktiv edhe SHIK-u, prandaj se ka pasur ti vështirë qasjen në të gjitha lokalet dhe dokumentacionet që iu ka dashur, e sidomos tash ekzistojnë dyshime edhe për qasjen e njerëzve të SHIK-ut në plaçkitjen e dhomës së dëshmive në ndërtesën e policisë ”.

Skandali me pakot e dosjeve të cilat përfunduan në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë, për të cilat e kanë dhënë lajmin vetë zyrtarët e OVL-së, dhe pas të cilit lajm aty kanë shkuar edhe hetuesit e Gjykatës Speciale, është shqetësues, prandaj me vetë faktin e kësaj ndodhie e kanë devalvuar dhe humbur besimin edhe në drejtësinë ndërkombëtare nga ana e popullatës, që së paku vlerësohej se ai gjyq do të jetë i pa varur dhe i besueshëm, si Gjykatë Speciale në Hagë. Është për tu habitur se si ka arritur të depërton politika dhe nëntoka kriminale deri në këtë nivel të ushtrimit të kontrollit mbi drejtësinë dhe sa do të komprometon punën e Prokurorisë Speciale dhe të vetë Gjykatës Speciale nxjerrja e këtyre dosjeve sensitive, e sidomos zbulimi i dëshmitarëve të mbrojtur dhe përmbajtjet e aktakuzave në ndërtim e sipër, që kanë rënë tani në dorë të njerëzve të pa autorizuar, që mundë të përdoren për kërcënime, shantazhe dhe deri në likuidimin e tyre.

Kjo mënyrë e këtij veprimi special që e ka habitur opinionin mbarë, e ka edhe një qellim të luftës speciale, e cila e ka qëllimin e vetë, që donë ti arrij efektet e veta në këto rrethana të tanishme të kësaj kohe. Vlerësimet janë që tani mund të përdoren për ato qëllime speciale sikur e shpjegova. Me këto veprime në mënyrë të tillë sikur janë sjell në zyrat e OVL-së së UÇK-së, e në këto kohëra që pritet të aktivizohen aktakuzat e ngritura, është një tërheqje e vërejtjes ndaj dëshmitarëve mbasi megjithatë tani janë të njohur, që mos t’iu përgjigjen ftesave të gjyqit për të dëshmuar se “dihet tani çka ju pret”, e kur tani po dihen me emra e mbiemra se kush janë ata dëshmitar të mbrojtur. Mbasi u provua të zhbëhet Gjykata Specialë në mënyra të ndryshme e nuk u arrit ai qëllim, edhe ky variant e ka arsyen e vetë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".