Të ju konfiskohet pasuria e krijuar ilegalisht atyre që e krijuan me ushtrimin e detyrës në disa vende të punës

Të ju konfiskohet pasuria e krijuar ilegalisht atyre që e krijuan me ushtrimin e detyrës në disa vende të punës
Të ju konfiskohet pasuria e krijuar ilegalisht atyre që e krijuan me ushtrimin e detyrës në disa vende të punës

Riza Smaka

  • 17 September 2020 - 18:45

Shkruan: Riza Smaka

“Persona që kryejnë disa punë të pozicioneve të ndryshme, zakonisht, në procedura perversive brenda periudhave tejet të shkurtra " kanë furnizuar diploma" të pa mbulesë esenciale e substanciale. Do të duhej me qindra mijëra të rijnë e të reja të organizonin protestë masive para objekteve qeveritare deri në arritje të efekteve konformë me ligjin në fuqi. Paratë e fituara me ushtrim të punëve të mbi një vend pune, janë ilegale dhe amorale e si të tilla do të duhej të sekuestroheshin në favor të buxhetit të shtetit. Po ashtu do të duhej të procedohej juridikisht sikur kundër punëdhënësve ashtu edhe kundër " punë kryesve" të shumëfishtë të punëve të mbi një vend pune. Kjo do të ndodhte në Kosovën, shtet të së drejtës por jo në Kosovën, shtet juridik çfarë është dhe vijon të jetë”.

Është dobësi evidente dhe serioze e të gjitha qeverive të Kosovës e veçanërisht e Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës referuar jo vetëm lejimit por edhe stimulimit të ushtrimit të disa vendeve të punës nga një person, ngase dukuria e tille është në kontrast me etikën politike, kulturën politike, gjendjen socio- ekonomike dhe me nevojën imediate për kryerje korrekte, profesionale të përkushtuar të punëve shtetërore e publike. Shumë titullarë të funksioneve publike madje pedagogë, në vend të ushtrimit profesional të punëve të veta, improvizojnë, bastardojnë, surrogatojnë dhe kryejnë punë aramara në dëmin e studentëve, qytetarëve dhe të shtetit.

Kushdo dhe kurdo " kryen" mbi një vend pune, atë e bën shkel e shko, uzurpon vend pune arbitrarisht e papërgjegjshëm dhe pamoralshëm. Sipas ligjit në fuqi këtu e gjetiu një person do të mundë të kryente maksimalisht punë të dy vendeve të punës por përkohësisht deri në plotësimin e vendit të punës me konkurs gjithnjë të hapur. Po të ishte Qeveria e përgjegjshme,meritore dhe kompetente, me një urdhër administrativ do të sanksiononte dhe eliminonte ushtrimin e punëve në më shumë se në një vend pune. Mirëpo , Qeveria, sikundër shihet nga indolenca dhe indiferenca perversive , implicite toleron shkarravitje të shumë punëve nga persona arrogantë, madje me insuficiencë elementare profesionale e të mos flitet për atë shkencore. Persona që kryejnë disa punë të pozicioneve të ndryshme, zakonisht, në procedura perversive brenda periudhave tejet të shkurtra " kanë furnizuar diploma" të pa mbulesë esenciale e substanciale. Do të duhej me qindra mijëra të rijnë e të reja të organizonin protestë masive para objekteve qeveritare deri në arritje të efekteve konformë me ligjin në fuqi. Paratë e fituara me ushtrim të punëve të mbi një vend pune, janë ilegale dhe amorale e si të tilla do të duhej të sekuestroheshin në favor të buxhetit të shtetit. Po ashtu do të duhej të procedohej juridikisht sikur kundër punëdhënësve ashtu edhe kundër " punë kryesve" të shumëfishtë të punëve të mbi një vend pune. Kjo do të ndodhte në Kosovën, shtet të së drejtës por jo në Kosovën, shtet juridik çfarë është dhe vijon të jetë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".