Mjaft me papërgjegjësi dhe paga koti, të sanksionohet dhe ndëshkohet me ligj mënyra e sjelljes dhe mos pjesëmarrja e deputetëve në Kuvend

Mjaft me papërgjegjësi dhe paga koti, të sanksionohet dhe ndëshkohet me ligj mënyra e sjelljes dhe mos pjesëmarrja e deputetëve në Kuvend
Mjaft me papërgjegjësi dhe paga koti, të sanksionohet dhe ndëshkohet me ligj mënyra e sjelljes dhe mos pjesëmarrja e deputetëve në Kuvend

Blerim Burjani

  • 20 September 2020 - 08:54

Shkruan: Blerim Burjani

“Me ligjin përkatës që përcakton detyrat dhe obligimet e deputetit, duhet të përcaktohet mënyra e pagesës së tyre, deputetët të paguhen vetëm me praninë në seanca, e nëse jo atëherë humbin pagën dhe humbin edhe statusin e deputetit. Nëse vazhdohet akoma me këtë mënyrë të trajtimit të tyre, kështu siç është, e që askush nuk merret me këtë punë të mungesave të tyre deri në gjashtë muaj, dhe vetëm pastaj shkojnë edhe njëherë në seancë edhe gjashtë muaj të tjerë mundet mos me shkua më, avazi i papërgjegjësisë do të vazhdon pafundësisht. Këto lloj tolerimesh dhe sjelljesh janë deformime të mëdha demokratike , pa moral dhe pa përgjegjësi fare”.

Kjo pasqyrë e punës së deputetëve është pasqyrë e qytetarëve. Ata duhet të mendojnë dhe të sillen në mënyrë shumë më të përgjegjshme, pse duhet të votohen njerëzit e tillë dhe për çfarë arsyeje? Nëse këta nuk janë në gjendje me shkua në seanca, sepse rrogat i marrin edhe pa shkuar fare deri në gjashtë muaj, nuk kanë pse të nguten e të shkojnë kot në seanca. Edhe ashtu me këto sjellje po tregojnë se shumë pak, apo fare aspak, interesim për qytetarët në këtë shtet. E qytetarët janë bërë makina votuese. Kur ta kryejnë votimin, kandidatët në lista i marrin vota dhe postin, e prej atij momenti më nuk ka asgjë prej tyre, asnjë interesim për qytetarin përveç interesit personal e partiak. Për këtë arsye duhet të ketë ndryshim në ligj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".