Të pa besët po e shesin vendin do ta bëjnë edhe asociacionin për ta shpëtuar lëkurën e tyre

Të pa besët po e shesin vendin do ta bëjnë edhe asociacionin për ta shpëtuar lëkurën e tyre
Të pa besët po e shesin vendin do ta bëjnë edhe asociacionin për ta shpëtuar lëkurën e tyre

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 September 2020 - 12:53

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

Nuk është dita e largët kur do të shohim se çka kanë për të zbardhur mjerisht kundër vendit të gjithë këta ustallarët që kanë folur në emër të vendit dhe të shtetit. Opozitë a mund t´i thuash asaj të Kadri topuzit! Jo, sepse a dini se çfarë sherri kanë bërë këta për këtë dhe në dëm të vendit dhe tani kinse po lehin, lehjet e tyre nuk janë të serta dhe as serbes, sepse populli i ka dëgjuar që nga dita e parë, prandaj, këta mos mendoni se e kanë seriozisht, por qëllimi është diku tjetër që tashmë po dihet. Kjo bandë që ishin të verbuar pas hajnisë dhe pushtetit dhe jepnin çdo gjë e kishin harruar vetëm një gjë se toka nuk sillet vetëm rreth tyre. Prandaj, me keqardhje e them se nuk do këndohet kënga e mirë për Kosovën dhe atë krejt me sherrin e këtyre banditëve dhe lehaqenve që e mashtruan popullin e hanin e pinin që nga mëngjesi deri në darkë me këta që e prenë vendin me gërshërë hartash, dhe do vije puna që do takohen populli ballë për ballë me këta shpirtshitur që do t´ia mbathin dhe do humbin pa shenj e pa doke.

Asociacioni është plagë e hapur mjerisht, por mos harroni dhe askush të mos mashtrohet se kjo plagë është bërë nga krye banditët tanë të veshur në xhaketën e shtetit, pra këta janë ata që kësaj plage nuk i kanë hedhur melhem,por i kanë hedhur kripë. Dhe, shikoni tani këta faqezinj, këta pazarexhi dhe vagabondë si mundohen më humbë këtë temë. Jo, kjo është e gatuar dhe vetëm se akoma nuk është pjekur për të parë populli. Puthadorët kanë punuar për interesa të tyre politike dhe për t´i shpëtuar edhe që të mos i digjet bishti dhanë çdo gjë, dhanë toka, sollën Zajednicen në Kosovë dhe tani mundohen të mashtrojnë, të lajnë m... me shu... Ky soj idiotësh e vagabondësh shumë sherr i kanë bërë Kosovës dhe kombit në përgjithësi dhe nuk ka qare pa u zbardhur shumë shpejtë dhe kjo kope banditësh do i shihni çfarë arsyetimesh do gjejnë. Do ta bëjnë sepse këta janë shpirtshitur, këta janë të pafytyrë.

Qeverisë së Dulles, ose më mirë thënë bandës së kopilëve të Titos, dhe as ato qeveri që i quan dikush, këta banda banditësh që e shkatërruan buxhetin e shtetit duke e vjedhur, i shkatërruan të gjitha dikasteret më të fuqishme të vendit, këtu i kishin synimet, e sa për komunat serbe, këta qenë dhe langonj janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të gjakësorëve serbian. Pra, askush mos të ju besoj këtyre që kanë lehur dhe po lehin tani.

Dhe, ne tani pyesim publikisht: Nga cilat komuna ka lulëzuar krimi më i organizuar kriminal i nëntokës për të shkatërruar buxhetin e shtetit e këta u pasuruan dhe u bënë super milioner? Nga cilat komuna kanë hyrë miliona maune me derivate në Kosovë dhe nga ku, por nuk duhet harruar se kush e kush e ka ndarë hisen. A janë po këta që bënë kumbar gjakësorët dhe pushkaxhinjët më të tmerrshëm serbo-çetnik!?

Kush i beson Dullës se ky muhabet është i mbyllur? Këta janë si gaca e prushit në hirin e tangarit, këta janë taman si gjarpri nën gjethe prandaj kundërshtimet bëhen krejt kollaj vetëm sa për të mashtruar popullin ndërkaq, prapa kurrizit të tij ata cakërrojnë gotat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".