Heqja e barrierave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë mashtrim i madh nga të gjitha mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive shqiptare

Heqja e barrierave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë mashtrim i madh nga të gjitha mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive shqiptare
Heqja e barrierave kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë mashtrim i madh nga të gjitha mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive shqiptare

Muhamet Kelmendi

  • 06 October 2020 - 17:36

Shkruan:Muhamet Kelmendi

Disa herë u vendos se kur do të mënjanohet kufiri Kosovë-Shqipëri, por ai mbeti dhe sikurse mos me pas vendosur, ndonëse për këtë çështje në secilin takim që mbahet, në çdo takim po vendoset. Ky vendim ishte në kohën e Thaçit, të Mustafës, të Haradinajt dhe tash të Hotit. Me siguri edhe tash do të mbetet në letër.

Ne marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë ka kohe qe po dalin në shesh disa vështirësi që kryesisht janë nga njeriu dhe si të tillë po krijohen. Është menduar se në mbledhjet e përbashkëta mundë të tejkalohen vështirësitë. Këtej kanë filluar takimet e tilla midis qeverive. Natyrisht se takime të tilla ka pasur edhe para dy viteve, ishte i fundit në Tiranë. Nëpër këto takime u morën qëndrime të ndryshme dhe pati edhe shumë marrëveshje që u nënshkruan.

Nuk dihet fati i këtyre marrëveshjeve.Mirëpo, Tirana e Prishtina vazhdojnë me takime edhe me Maqedoninë dhe me Malin e Zi. Edhe atje u morën qëndrime. Të tillat nuk po gjejnë zbatim në teren. Internacionalizmi i tashëm i Tiranes dhe Prishtinës është i dukshëm. Bënë marrëdhënie me Serbinë, me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Greqinë, me Turqinë etj. Kudo shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe Tirana e Prishtina në asnjë takim nuk e diskutojnë çështjen e tillë. Kanë mbetur duke konkluduar raportet miqësore, Mini-Shengenin, miqësinë e çka jo. Por, tash e një decenie nuk u kërkojnë shteteve në fjalë respektimin e të drejtave elementare, si të gjuhës, pronës, shkollimit,të fjalës së lirë e të oganizimit. Kultura dhe historia shqiptare është atje e ndaluar.

Edhe nëse shprehet Tirana a Prishtina, pas një kohe harrojnë, duke u futur përsëri në ingranazhet e politikës nënshtruese. Me siguri pas një viti do të kemi takime tjera midis qeverive. Por, problemet do të mbesin. Kombi degradohet dhe gradualisht po shkatërrohet. Asimilimi i territoreve shqiptare është në kulmin më të madh. Koha do ta vërtetoj shumë shpejtë edhe këtë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".