Reforma zgjedhore, mashtrimi i fundit i koalicionit LDK-AAK- NISMA për të shpëtuar nga zgjedhjet e reja dhe vazhduar në pushtet

Reforma zgjedhore, mashtrimi i fundit i koalicionit LDK-AAK- NISMA për të shpëtuar nga zgjedhjet e reja dhe vazhduar në pushtet

Gani Qarri

  • 09 October 2020 - 17:28

Shkruan: Gani Qarri

Nënkryetarja e AAK-së Magbule Shkodra deklaroi se është e pakuptimtë të flitet për zgjedhje, pa e votuar edhe reformën zgjedhore duke e kritikuar hapur gjithë spektrin politik, sidomos për mos miratimin e reformës zgjedhore në Kosovë dhe duke thënë se ka vite që flitet e diskutohet në këtë drejtim por një gjë e tillë, tash e atëherë, nuk është duke ndodhur.

Në pamundësi për kalimin në parlament, qoftë edhe të një ligji të vetëm, si Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike që pritet të dalë për herë të gjashtë në rivotim, pas burgosjes së Etem Arifit për keqpërdorim të ndihmave, në raste normale,sipas të gjitha rregullave, duhet të bjerë urgjentisht edhe Qeveria aktuale, të cilës tanimë i mungon edhe hallka e fundit, për qëndrimin e saj (me zor) si Qeveri,përderisa i mungon edhe kuota minimale, pa votën e-61-të, vota e fundit kushtetuese që të mund ta mbajë atë edhe më tej në këmbë si Qeveri me legjitimitet.

Kështu që partnerët e koalicionit të dështuar LDK-AAK-NISMA,të ndodhur para një gjendje të tillë, të pa rrugëdalje, po mundohen si i mbyturi të mbahen edhe për një fije kashte, me arsyetimin banal për futjen në agjendë legjislative të reformës zgjedhore, vetëm e vetëm që t`ia zgjasin jetën koalicionit qeverisës, qoftë edhe përmes bindjes së PDK-së që edhe ajo, të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, dhe realizimit eventual të ambicieve të Haradinajt, për ta marr postin e presidentit të shtetit.

Nga ana tjetër Ramush Haradinaj është shprehur pro zgjerimit të koalicionit edhe më PDK-në, por me kushtin që pozita e presidentit ti besohet atij, si i nominuar nga AAK, ndryshe vendi duhet të shkojë në zgjedhje edhe pa reformë zgjedhore dhe megjithëse LDK si udhëheqëse e koalicionit dhe krijuese e kësaj Qeverie minore, ka të drejtën me diskutu dhe negociu, për format e ardhshme të koalicionit qeverisës, Aleanca e ka vizionin e vet se si duhet të ecë përpara. Ndaj jo rastësisht thotë Haradinaj se ne e kemi bërë propozimin tonë,kështu që edhe nëse krijohet një Qeveri e gjerë stabile ajo mund të jetë ndihmesë për procesin të cilin po kalon vendi,por edhe ashtu asnjëherë nuk duhet t’i ikim kthimit të sovranit, pra kthimit tek zgjedhjet, tek votuesit, tek qytetari sepse në fund të fundit qytetari është ai që ka të drejtën të vendosë për me tutje, pra demokracia jonë është demokraci vepruese, njëjtë si tani,që kishim zgjedhjet më të mira”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".