Kosova nuk duhet të bëjë hapa për formimin e Asociacionin pa e njohur Serbia de-fakto shtetin e Kosovës

Kosova nuk duhet të bëjë hapa për formimin e Asociacionin pa e njohur Serbia de-fakto shtetin e Kosovës
Kosova nuk duhet të bëjë hapa për formimin e Asociacionin pa e njohur Serbia de-fakto shtetin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 17 May 2024 - 07:46

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

U bë Marrëveshja e vitit 2023 për njohje de-fakto. Tash edhe kjo po shkelet në dëm të Kosovës. Po kërkohet Asociacioni pa e njohur Serbia de-fakto shtetin e Kosovës. Këtu nuk ka pardon. Kosova nuk ka ku shkon. Nuk duhet pranuar kushtin, edhe nëse nuk futet Kosova në KiE dhe nëse bosët pro-serb vendosin masa. Këto mundë të ndodhin.

-Në kuadër të BE-së, në SHBA dhe në vendet e Ballkanit po shprehen mendime të ndryshime për dhe kundër dërgimit të projektstatutit për themelimit e Asociacionit, si kusht i paraqitur nga Franca dhe Gjermania, që Kosova të anëtarësohet në KiE. Tash këtë si kusht e ka kërkuar edhe diplomati amerikane Eskobar i larguar për dyshim të spiunazhit në dëm të SHBA-se dhe në llogari të Serbisë. Edhe z.Palmer i SHBA-ve e kërkoj këtë hap për Asociacion. Kushti i paraqitur është i pa drejtë. Natyrisht se shumë kush mendon ndryshe. Por,ajo qe duhet theksuar, janë disa çështje që tregojnë pa barazinë e Kosovës me Serbinë në BE, në KiE, në OKB dhe në SHBA. Për shtetet e lindjes veç dihen pozitat pro-serbe. Kritiket ndaj mos dërgimit të projektstatutit në Gjykatën Kushtetuese thonë se kushtin e kanë paraqitur miqtë dhe kërkohet të realizohet që Kosova të anëtarësohet në KiE. Ky shpjegim është i të pushtuarit dhe i robit.

Ai tregon nënshtrimin dhe shkatërrimin e Republikës. SHBA nëpërmjet presidentit, z Biden, me letrën e dërguar në Prishtinë dhe në Beograd, pati kërkuar Marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Ky qëndrim u deformua nga përfaqësuesit e SHBA-ve. Këtë e bënë z. Eskobar dhe z. Palmer, nga administrata amerikane e Sekretarit për Punë të Jashtme, te z Blinken. Thjeshtë e larguan njohjen de-jure. E futën njohjen de-fakto. Z.Borel dhe z.Lajcak e kishin që nga fillimi këtë qëndrim. Kurrë as z. Borel dhe as z.Lajcak nuk iu drejtuan Kosovës si shtet, po vetëm me emërtim territorial, pa status të zgjedhur. Dhe tash, po nga përpiluesit e Marrëveshjes se Brukselit dhe të Ohrit, z. Makron dhe z.Scholz, po kërkohet dërgimi i Projekt Statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, si kusht që Kosova të anëtarësohet në KiE.

Largimi nga marrëveshja e vitit 2023 është lëshim i madh që i bëhet Serbisë në dëm të Republikës së Kosovës. U ikë nga faktori vendosur nga SHBA për njohje de-jure. U shkel qëndrimi i SHBA-së i paraqitur nga z.Biden për njohje reciproke. U bë Marrëveshja e vitit 2023 për njohje de-fakto. Tash edhe kjo po shkelet në dëm të Kosovës. Po kërkohet Asociacioni pa e njohur Serbia de-fakto shtetin e Kosovës.

Këtu nuk ka pardon. Kosova nuk ka ku shkon. Nuk duhet pranuar kushtin, edhe nëse nuk futet Kosova në KiE dhe nëse bosët pro-serb vendosin masa. Këto mundë të ndodhin. Mirëpo, kjo e rritë interesimin e BE-së dhe të SHBA-ve ndaj Ballkanit. Sytë rikthehen këtej nga Jugu

BE dhe SHBA kërkohet të vendosin kusht edhe për shtetin serb për njohje de-fakto që të vendosin për Kosovën kusht për Asociacion.

Kushti i njëanshëm është i dëmshëm. Në këtë rritet ultra shovinizmi

serbomadh. Merr hov neoimperializmi kolonial ndaj popujve dhe fiton bota serbe. Krimineli Vulin tha: " Vetëm bota serbe e ndalon formimin e Shqipërisë së madhe (...). Ju nga Greqia mund të na ndihmoni të ndalim Shqipërinë e madhe. Bota serbe e ndal atë. E jo siç beri z..Bakojani kur rekomandoj në Asamblenë e KiE të pranohet Kosova si anëtar në KiE ".

Kjo tregon se ku po gabon z.Makron dhe z.Scholz!. Ku është lëshimi i BE-së dhe rritja e neoimperializmit serb nga BE, sidomos nga dy burokratët pro serb, z Borel dhe z Lajcak! Si e ndihmoj administrata e SHBA-ve, z.Palmer dhe z.Eskobar, rritjen e fuqisë së shtetit serb, duke shkelur qëndrimin e Presidentit Biden! Këta së bashku e krijuan gjendjen e rëndë që e ka Kosova në raport me Serbinë.

As për aktin terrorist në Banjskë të Kosovës, edhe pse u faktua se Beogradi është organizator, nuk u vendosen sanksione ndaj Serbisë.

Dhe tash përsëri u paraqite Asociacion në kusht që Kosova të pranohet në KiE. Me këtë fitoje terren shteti serb dhe vazhduan akuzat ndaj Kosovës dhe kërcënime të ashpra të Serbisë. Kështu nuk ruhet paqja në Ballkan. Me kushte nuk ka barazi midis shteteve dhe popujve në Evropë e më gjerë. Kështu fiton vetëm bota serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".