Rezoluta për krimet në Srebrenicë e ngarkon me përgjegjësi shtetin serb për të kaluarën gjenocidiale

Rezoluta për krimet në Srebrenicë e ngarkon me përgjegjësi shtetin serb për të kaluarën gjenocidiale
Rezoluta për krimet në Srebrenicë e ngarkon me përgjegjësi shtetin serb për të kaluarën gjenocidiale

Blerim Burjani

  • 16 May 2024 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Është fakt i pa mohueshëm që mbështetja e Rezolutës për krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë nga ana e Malit të Zi, do të jetë një goditje e madhe kundër Serbisë, dhe tregues përfundimtar e fatal për Serbinë, për humbjen e ndikimit në politikën e këtij shteti tek njëri ndër aleatët më besnik që Serbia i ka konsideruar dhe i ka pasur deri më tani këtu në fqinjësi, si ish pjesë e përbashkët e një shteti që u formua edhe as shpërbërjes së Jugosllavisë.

-Rezoluta do të jetë goditje e madhe për Serbin sepse ashiqare dihet që deri dikur Mali i Zi ishte aleati i saj besnik kurse tani është një shtet në fqinjësi dhe në distancim nga Serbia gjenocidiale. Me këtë pozicionim Mali i Zi tregon qartë se nuk mundë të bartë përgjegjësinë e dikujt tjetër, nuk do të jetë pjesë e një politike të dikurshme shkatërruese, që ishte politika e Serbisë. Nuk është më ajo kohë andaj Mali i Zi është përcaktuar për paqe dhe integrime Evropiane.

Qëllimi i Serbisë është të ndalet rezoluta e OKB-së për gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë, të ndalet etiketa edhe kundër serbëve të Bosnjës dhe të mos akuzohet në asnjë mënyrë, as shteti serb për vrasje gjenocidiale. Qëllimi i Serbisë është mos të lejoj në asnjë mënyrë që të etiketohet politika dhe historia e popullit serb. Nëse kjo ndodhë, do të jetë humbje e madhe për kombin serb. Pra gjëra të tjera këtu nuk ka pse po luftohet me çdo kusht pengimi i Rezolutës për Srebrenicën. Ndalesa e kësaj Rezolute do të thotë shpëtim i politikës së dikurshme të shtetit gjenociadial serb. Pra Serbia angazhohet që ta vazhdoj politikën e dikurshme gjenocidiale ndaj popujve tjerë kryesisht në Ballkan. Kjo është me rëndësi për Serbinë. Tash Kosova edhe mundë të ndalohet të mos anëtarësohet në KE , ndërsa Rezoluta për gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, në Srebrenicë duhet të kalojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".