Vuçiqi në pushtet e ringjalli edhe projektin për “Serbinë e Madhe''

Vuçiqi në pushtet e ringjalli edhe projektin për “Serbinë e Madhe''
Vuçiqi në pushtet e ringjalli edhe projektin për “Serbinë e Madhe''

Ragip Guraziu

  • 10 October 2020 - 14:16

-Para skenës politike të Kosovës sot, edhe para faktorit ndërkombëtar, lirisht duhet të shtrohet pyetja: A po sfidohet politika e pa vetëdijshme kosovare nga veprimet e tilla tinëzare të Beogradit, duke mos pasur të hartuar e as të akorduar strategji veprimi dhe ballafaqimi në dialog me Beogradin por vetëm duke pritur agjendat dhe aktivizimin e temave ad-hok nga ndërkombëtarët.

Por sa është alarmuese dhe serioze, paralajmërimi i njohësit të zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarit të lartë të Qendrës për Analiza dhe Politika Evropiane në Uashington, Januz Bugajski, i cili në një shkrim autorial ia ka bërë një ‘rëntgen’ strategjisë dhe planeve të Vuçiqit për rajonin, specifikisht Kosovën, Bosnjën e Malin e Zi e thotë se me ardhjen e Vuçiqit në pushtet është ringjallur edhe projekti për “Serbinë e Madhe”, por shton se kreu i shtetit serb, tashmë po përdor një strategji ndryshe nga ajo me të cilën ishte shërbyer Sllobodan Millosheviqin.  

Jo rastësisht menduar herët“Fushata tani operon përmes tre parimeve kryesore: durimit, fleksibilitetit dhe fshehtësisë. “Kosova nuk mund të rigëlltitet nga Serbia, sepse nuk ka përkrahje ndërkombëtare për një kthim të këtillë dhe popullsia shqiptare është e vendosur të mbesë e pavarur.

Qëllimi i Beogradit është që ta shtyjë pafundësisht marrëveshjen përfundimtare dhe ta mbajë Kosovën të paqëndrueshme dhe të pasigurt për të ardhmen e saj. Rrjedhimisht, debatet për ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve nuk kanë qenë të sinqerta por mënyrë për ta larguar vëmendjen dhe për të nxitur konflikte brenda udhëheqësish kosovare.

Një Kosovë e dobët ia mundëson Beogradit rritjen e ndikimit rajonal”, thotë Bugajski.  Prandaj shtrohet dilema, a është pikërisht projekti i Mini-Shengenit, shtegu neper te cilin Serbia provon ta realizon këtë objektiv te kahershëm hegjemoniste? S’do koment.

Në këtë rast po sfidohet politika e pa vetëdijshme kosovare nga veprimet e tilla tinëzare të Beogradit, duke mos pasur të hartuar e as të akorduar strategji veprimi dhe ballafaqimi në dialog me Beogradin por vetëm duke pritur agjendat dhe aktivizimin e temave ad-hok nga ndërkombëtarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".