Të gjithë të bëhemi roje të atdheut

Të gjithë të bëhemi roje të atdheut
Të gjithë të bëhemi roje të atdheut

Skender Mulliqi

  • 19 October 2020 - 09:37

Shqiptarët sikur janë mësuar më vdekje.Përjetuam vdekje nga armiqët serb në tokën tonë që nuk ka gjë më vështirë.Nga armiqët të cilët sërish janë ngritur peshë për ta ricoptuar Kosoven. Sigurisht së na duhet kohë që të mësohemi më jetën.Për këtë gjë na duhet njerëz të guximshem, të cilët dinë dhe dojnë të krijojnë gjëra të   vlefshme .Eshtë koha që të na ndriqohen rrugët tona të errësuara për dekada .

Eshtë koha që tu japim fund dukurive negative të pas luftës që na mbin si këpurdhat pas shiut. Na mbinë dhe lëshuan rrënjë për dy dekada në liri.Eshtë koha e guximtarëve , është koha e atyre që sakrifikojnë çdo gjë për shtetin e ri të Kosovës.Kush nuk është i gatshem për këtë, mirë është mos të bëhët pengesë e rrugëtimit tonë .Na duhet një shoqëri e prosperuar , një shoqëri pa krim dhe korrupcion , për ti liruar sado pak njerëzit nga vuajtjët .

Nuk ka më e zorshme së varfëria , nuk ka gjë më e zorshme për një familje që nuk i ka kushtet që të këtë mirëqenje për fëmijët e vet.Edhe ne po jetojmë në Evropë, e faktikisht  shumica po e bëjnë jetën e robit.

Ai që nuk është i përgatitur për sfida të reja , mos të na tregon më përralla të gjyshit.Koha e përrallave sa për të rënë në gjumë ka perënduar .

Ky vend mjaftë i patë mbi kokë kamxhikun serb , mjaftë ka dhënë  llogari pas llogarie.Të montohet një sistem ku ka vend  për të gjithë  në këtë shoqëri.Na duhet një rreshtim i ri , nga të gjithë përfaqësuesit , nga të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote .Na duhen sakrifica te reja , për shkak të atyre që dhanë jetën që ta kemi  shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan. Ky është rasti, që nuk bën që të vonohemi.Nuk na duhen platformat e demoduara politike , platformat të cilat nuk na sollën të mira.

Na duhen koncepte të reja dhe kreative politike , për të zënë   hapin më kohën.Eshtë rasti që më në fund të bëhën ndryshime përmbajtësore .Ka ardhur koha që të gjithë të bëhemi roja të atdheut. Sot ose kurrë !Të bëjmë luftë të pakompromis  për botën tonë të vogël, ose të mbesim aktorë te teatrit  të kukullave.Nuk guxojmë të ngjasojmë më ata, që gjendjën politike dhe gjendjen ekonomike e kan pru në shkallë shumë të ulët.Në kohën e paqës njerëzit i kthehen lumturisë .Kur njeriu e humb luftën , apo mësohet më vdekje apo sëmundje , jeta  e humb kuptimin...  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".