Letër e hapur e Lenjanit krerëve të shtetit: Mos e shitni Karaçevën!

Letër e hapur e Lenjanit krerëve të shtetit: Mos e shitni Karaçevën!
Letër e hapur e Lenjanit krerëve të shtetit: Mos e shitni Karaçevën!

Selver Lenjani

  • 21 October 2020 - 10:13

Për:

Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaqi,

Kryetaren e Kuvendit, z-nja Vjosa Osmani,

Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti.

Të nderuar tituj të lartëpërmendur. Ne banorët e brezit kufitarë në Karaçevës, KK Kamenicë, ende NUK e kemi të çartë se si është e mundur që ky shqetësim i banorëve të kësaj ane rreth brezit kufitar në Karaçevë ende po vazhdon të mbetet i pazgjidhur që nga paslufta e deri në ditët e sotme.

Ne banorët e brezit Kufitar të Karaçevë së Komunës së Kamenicës, si kërkesë të vetme ndaj juve si përfaqësues të institucioneve të Shtetit të Kosoves, e kemi vetëm një kërkesë. Ajo kërkesë është që, gjatë bisedimeve me Serbinë, (kur të bisedoni për temën e kufinjëve, e në këtë kuptim edhe për temën e brezit kufitar në Karaçevë), ju duhet ta keni parasysh dhe të bazoheni në vendimim dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) si dhe të kërkoni me këmbëngulje nga ndërmjetësuesit Evropian dhe Amerikan që TË RESPEKTOHET ky Vendim dhe mendimi i GJND-së, e cila i vë vulën Pavaresisë së Shtetit të Kosovës e që u shpall në bazë të Dokumentit të Ahtisarit dhe i cili dokument bazohet në kufinjtë e Kushtetutes së vitit 1974, dhe siq dihet Karaçeva është brenda kufijve të Kosoves, dhe në këtë kuptim ju si përfaqësues të institucioneve të Shtetit të Kosoves duhet të kërkoni nga ndërmjetësuesit e BE-së e sidomos nga Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak dhe z. Borrel si dhe ndërmjetësuesi Amerikan z. Grenell, që Ata t’a detyrojn Serbinë dhe delegacionin e saj me në krye presidentin serb Vuçiq, për t’a respektuar vendimin dhe mendimin e Gjykates Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pra kur janë në pyetje Kufinjët e Kosoves gjatë bisedimeve me Serbinë (në këtë rast edhe për brezin Kufitar në Karaçevë) Ju duhet të bazoheni vetëm në këto fakte dhe dokumenta substanciale, dhe jo që gjatë bisedimeve me delegacionin Serb nuk bën që të hyni në bisedime koti dhe në ujra të turbullta duke e anashkaluar Dokumentin e Ahtisarit dhe Vendimin e GJND-së. Për Ju si përfaqësues të Shtetit të Kosoves është obligative që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të bazoheni në këto dy dokumente kruciale të cilat për ju duhet të jenë si “Bibël e Kuran”...! Pikë.

Çuditërisht Ju gjatë zhvillimit të bisedimeve maratonike 10 vjeqare Kosovë-Serbi, KURR NUK e keni potencuar Vendimi e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) e që është shumë i rëndësishëm për ta zgjidhur problemin rreth kufinjëve Kosovë-Serbi, dhe bash për memecërinë tuaj, sot jemi këtu ku jemi, në gjendje katastrofale edhe tash e 20 vite paslufte.

Për fund si këshillë dhe si kërkesë për ju, Ne kërkojm nga ju që në vend se t’i hapni temat e paqena rreth kufinjëve të Kosoves, ju duhet vetëm që të kërkoni nga Serbia dhe Presidenti i saj Vuçiq, që vetëm t’a respektoj Vendimi dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtaretë Drejtësisë (GJND) sepse është obligative që Serbia ta respektoj vendimin e GJND-se, dhe kjo çështja e kufinjëve Kosovë-Serbi do të zgjidhej shkëlqyeshëm njëherë e përgjithmonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".