Dy dekada injorim i krimeve dhe dëmeve të luftës nga drejtësia Kosovare

Dy dekada injorim i krimeve dhe dëmeve të luftës nga drejtësia Kosovare
Dy dekada injorim i krimeve dhe dëmeve të luftës nga drejtësia Kosovare

Muhamet Kelmendi

  • 26 October 2020 - 08:18

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Dëmet e luftës janë të pa konsiderueshme. Por edhe nëse veprat e tilla kalojnë në Gjykatën Kushtetuese, ajo heshtë. Kudo ka marr kohë refuzimi i padive për dëmshpërblimet e bëra nga pasojat e luftës. Thjeshtë kjo bëhet në arsyetim të inkompetences. Sipas Ligjit kontestimor kompetent për të vendosur për dëmin është gjykata në Territorin e së cilës është shkaktuar dëmi.

-Sipas ligjeve në fuqi mbi të cilat punojnë dhe obligohen organet e shtetit për të pranuar, çdo vepër e ndaluar ndiqet exoficio. Me këtë, nuk ka rëndësi pozita dhe lloji i veprës ato ndiqen dhe dënohen penalisht. Mos ndjekja e tyre është vepër penale e përcaktuar me ligj dhe këtej rrjedhin edhe dënimet. Ligji mbi Procedurën penale atë kontestimore, si dhe normat tjera ligjore, si Kushtetuta dhe Kodi penal, dënimet për fshehje të veprave penale, deri në parashkrim, përcaktojnë dënimin me burg deri në vite dhe humbje të vendit të punës dhe të drejtës për të punuar më në organet e tilla. Pra, i ndalohet puna si prokuror, gjyqtar administrator a polic për një kohë të gjatë. Këtë masë e përcakton gjykata krahas dënimit për vepër penale. Këtej del se Kosova ka ligje.

Organet e pushtetit janë të obliguara për zbatimin e ligjeve kanë dështuar në vija të gjëra. Kudo shihen parashkrimet e veprave penale. Është e pa mundur që për 20 vite mos të dënohet asnjë person për krime ekonomike, financiare dhe për keqpërdorime të detyrës, për korrupsion etj, nga pozita e para shtetërore. Akuzohet ndonjëherë ndonjë njeri dhe pas disa seancave gjyqësore ose pushon tërësisht procedura ose lihet anash dhe kalon në parashkrim. Këso marifeti të organeve nuk gjen në sistemet juridike të shteteve me drejtësi pë pa varur dhe profesionale. Dënime nuk ka fare, dënohen ata të nivelit t ulët, ndonjë administrator a Inspektor, por kurrë udhëheqësit e funksioneve të tilla.

Asnjëherë nuk kemi parë se u dënua ndonjë gjyqtar i çfarëdo gjykate, ndonjë prokuror a ndonjë person tjetër zyrtar për veprat e tilla penale. Përkundrazi, ata po bëjnë karrierë dhe iu rriten edhe të ardhurat në përmasa të larta, jashtë çdo kriteri ekonomik, social e financiar, përkatësisht të punës që e kryejnë. Ata kalojnë nga një prokurori në një tjetër, nga një gjykatë në nivele tjera, nga një Institucion në tjera vende etj.etj. Asnjë gjykatë tjetër, jashtë kompetencës lëndore dhe vendoset, nuk ka kompetencë për të vepruar.

Mbi këtë kompetencë vendoset edhe në fushën penale dhe në çdo fushë tjetër. E drejta e tillë del nga ligjet dhe sipas Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ajo e obligon shtetin e Kosovës në zbatim të të drejtave të tilla. Mos zbatimi është shkelje e ligjeve të vendit dhe të konvetave të tilla ndërkombëtare. Por, në Kosovë nuk ka kush të merret me të, Gjykata Kushtetuese heshtë. Asaj nuk i interesojnë të drejtat e qytetarëve . Po i shkel ligjet, normat kushtetuese dhe konventat. Kudo kishte me filluar procedura e shkarkimit të tyre dhe e përgjegjësia penale. Po këtu heshtet. Heshtet sepse kudo kemi shkelje. Ato bëhen nga organet e larta e deri në ato më të ulëta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".