Qeveri e re e shkollës së vjetër, me mjeshtri të kapjes dhe zhvatjes së shtetit

Qeveri e re e shkollës së vjetër, me mjeshtri të kapjes dhe zhvatjes së shtetit
Qeveri e re e shkollës së vjetër, me mjeshtri të kapjes dhe zhvatjes së shtetit

Blerim Burjani

  • 26 October 2020 - 08:12

Shkruan: Blerim Burjani

Kjo qeveri po sikur ato më herët janë dëmi që u bëhet qytetarëve përmes shfrytëzimit të parasë publike për qëllime personale dhe partiake. Është koha që qytetarët të vetëdijesohen akoma më shumë për të bërë ndryshime në të ardhmen që të mos i besohet vota gjithkujt. Të gjithë jemi dëshmitar për këtë përbërje parlamentare, kuvendi me deputet të dobët, vetëm me debate politike duke nxjerr shkak për tu grindur dy orë dhe për të mos bërë gjë tjetër.

Edhe kjo qeveri është shkollë e vjetër e qeverisjes përmes punësimit të njerëzve jo profesional, në borde dhe poste të zëvendësministrave, ku janë emëruar njerëz servil, kryesisht simpatizues partiak, të dëgjueshëm për liderët, dhe të pa dobishëm, por që janë futur thjeshtë në listën e pagave për tu punësuar dhe pasuruar me paratë e qytetarëve, pra taksa paguesve që janë të ndërgjegjshëm për obligimet ndaj shtetit. Definitivisht edhe kjo qeveri nuk po sjell ndryshimet e premtuara, politizimi dhe analfabetizmi politik dhe profesional e ka kapluar dhe po zhvillohet pa ndal, po e degradon shtetin, po shkelë liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Sundimi partiak dhe anarkik me paranë publik vazhdon me të njëjtin ritëm dhe praktikë si në qeverisjet e kaluara.

Ajo çka donë kjo shkollë e vjetër se si të bëjnë pare dhe për të uzurpuar më shumë se një vend pune vazhdon dhe po degradon qytetarin, inteligjencën dhe biznesin. Në vend që Kuvendi të flas për punësimin e njerëzve për shkak numrit të madhe të pa punëve, për stimulimin e ekonomik të ndërmarrjeve dhe sigurimin shëndetësor, ata humbin kohë prej mos dijes e mos përgatitjes efikase për asgjë, prandaj populli duhet të dijë për kë të votoj. A ka dobësi dhe turp më të madh për këto parti politike që nuk bëjnë asgjë tjetër në Kuvend përveç luftës për pushtet, Luftë për pushtet e për pasurim pa bazë në Kosovë, partitë mbi shtetin ? E harruan shtetin dhe po mendojnë çka të bëjnë për vetë. Njëra palë do ta ruaj pushtetin me çdo kusht e tjetra dëshiron të ja merr me çdo kusht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".