Turqia, 97 vjet Republikë!

Turqia, 97 vjet Republikë!
Turqia, 97 vjet Republikë!

Skender Kapiti

  • 31 October 2020 - 10:01

Turqia festoi këtë vit 97 vjetorin e Republikës, të shtetit modern turk.

 Turqia sot, supershtet dhe fuqi globale ekonomike,politike dhe ushtarake.

 Turqia prej 68 vitesh antare besnike e alencës më të madha ushtarake e NATO-s dhe forca e dytë ushtarake e saj pas SHBA-ve. 

 Në tre 3 vitet e fundit Turqia është donatori i parë në botë që shpenzon dhe dhuron më shumë se cdo shtet tjetër në botë  ndihma humanitare. 

Shteti turk sot po përballon terrorizmin si dhe krizën e refugjatëve që ikin nga lufta në Siri, ku në Turqi janë mirëpritur dhe stehuar mbi 4 milion refugjatë sirianë.

Turqia është aleat strategjik i shqiptarëve, e cila ka ndihmuar dhe përkrahur shtetndërtimin si në Shqipëri dhe në Kosovë, është kontribuesja e dytë pas SHBA-ve në bombardimet e NATO-s kundër ishJugosllavisë; është njohësja e dytë e pavarësisë së Kosovës pas SHBA-ve , si dhe lobuesja e dytë po pas SHBA-ve për njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Dhe prandaj si shteti dhe politika e lartë në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe populli shqiptar i janë mirënjohës Turqisë. 

 Këto janë të vërteta  të pranuara e të deklaruara jo vetëm nga Turqia por edhe nga politika ,politikanë e shtetarë botërorë  dhe nga politikanë e personalitetet më të larta shTetërore të Shqipërisë e të Kosovës.

 Turqinë e uron President Thaci: 

 “Kosova është krenare që feston me Turqinë, si një mik dhe aleat i ngushtë. Në emër të popullit të Kosovës, unë i urojë presidentit urimet më të mira për prosperitet!”, ka shkruar Thaçi në Twitter. 

Edhe Kryediplomatja e   Kosovës uron 97 vjetorin e shtetit turk.  Meliza Haradinaj-Stublla në emër të Republikës së Kosovës ka uruar popullin turk për Ditën e Republikës.

Shefja e diplomacisë në urimin e saj ka shprehur falënderime të veçanta për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga Republika e Turqisë më 18 shkurt të vitit 2008, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike midis të dyja vendeve 

Ndërsa Tirana është shumë mirënjohëse shtetit dhe Presidentit dhe ne radhë të parë popullit mik e të sinqertë turk, ku në një prej shesheve të Tiranës u projektua një flamur i madh turk në murin e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".