Çka të bëjmë më këtë liri?

Çka të bëjmë më këtë liri?
Çka të bëjmë më këtë liri?

Skender Mulliqi

  • 13 November 2020 - 07:58

20  vite pushtetmbajtësit , po na prodhojnë jo funksionalitet  në relacion më udhëheqjën e shtetit.Që nga koha e lirisë në vitin 1999, deri në ditët e sotme jemi duke  shkuar në drejtim të degradimit, defunksionalizimit  dhe te  fregmanterizimit , duke bër  të pamundur edhe ekzistimin si shtet.

Qytetarët  për gjithë këto vite gabuan që legjitimuan  një shtet të tillë , të pakicës në pushtet.Ata janë duke i ndier në lëkurën e tyre brutalitetin  e një sistemi më  defekte, që po prodhon pasiguri  dhe mos ndryshim të gjendjës së rëndë ekonomike dhe sociale në Kosovë. Mbrendia e shtetit  dhe aparatit është që njerëzve tu garanton siguri , në  një territor të caktuar , duke iu zgjedhur edhe problemet më të cilat ballafaqohën.

Kjo klasë politike nuk është e zoja që të gjënë mekanizma  të cilët kishin më ba punë , si përgjigje në gjithë problemet e grumbulluara dhe më pandeminë aktuale më të cilën po përballemi .E gjitha ajo që kemi pritur të Kosova e pasluftës , është që gjerat të duken shumë më normale .

Ky shtet po mbahet në këmb në saje të takspaguesve , edhe pse po zhvatet qdo ditë në menyrë të pamëshirshme dhe shumë të quditshme.Ne Kosovë nuk u zgjodhen më votën e lirë njerëzit më të parshtatshem, njerëzit e dijës dhe kreativitetit, të cilët do të kishin krijuar gjendje   të normalitetit.

Pushtetet e deritashme nuk konstribuan që kjo gjendje  e betonizuar të ndryshohet.Gjerat  janë polarizuar më të gjitha parametrat e saj, dhe  nuk sigurojnë kurrfarë sigurie individuale dhe as  kolektive.Shoqëria po rrëshqet ne anarshi, ku secili po bënë përpjekje të shpëton nga ekzistenca  e lakuriqësuar. Kur anija fillon të mbytet , secili kërkon shpëtim duke  u larguar nga të gjitha anët dhe ku mundet.

Kontraditat, hajnit, jo produktiviteti në të gjitha sistemet, pandemia e cila po merre përmasa shqetesuese dhe veshtirë të mënagjueshme , po bën që të përjetojmë vjeshtën dhe dimrin më rëndë të pasluftës.Njerëzit janë lodhur nga skami dhe mjerimi social, ose varfëria që na prodhuan strukturat politike në pushtet.

Paradoksi i Kosovës, e ka kaluar rubikonin e natyrës së krizave , tash po shohim së si shumë njerëz tanë qdo ditë  po humbin jetën në përballje më COVID 19. Numri i të vdekurëve nga virusi është bërë  tepër i madh.është e quditshme diqka të njerëzit tanë.Me shumë interesohen për gjërat dhe ndodhit në vendet tjera së , sa në vendin dhe ne mesin e tyre.

Po i transcdentojmë problemet tona të shumta më asgjë të rëndësishme.Jeta në këtë nën qiellin tonë  nuk duket si në filmin e valëve të ërrëta, por  duket  shumë më e zymtë.është koha që ky popull të beson në gjëra reale , e jo të mashtrohet më gjera imagjinare të kësaj kaste politike. Bie pyetja në të cilën ju duhet dhënë përgjigje adekuate lexues të nderuar. Çka të bëjmë më këtë  liri?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".