Hoti po na del made (BURRË)

Hoti po na del made (BURRË)
Hoti po na del made (BURRË)

Ragip Guraziu

  • 24 November 2020 - 09:46

Duke ju përgjigjur Kryeministri, Avdullah Hoti kërcënimeve të Vuçiqit për luftë: 'Sa të jem unë Kryeministër jo ' Na le të kuptojmë se i dha përgjigjeje si burra presidentit serb , Alksandër Vuçiqit ,bashkëpunëtorit më të ngushtë të kasapit të Ballkanit,Sllobodan Millosheviqit. JO,JO JO...'' Me mua sillu si burrat,se për ndryshe fare nuk më trembet syre,që deri tani asnjë kryeministër i Kosovës,pas lufte,e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës,nuk pati guxim të reagojnë,JO SE JO, por cunguan pavarësinë e Kosovës me duke hequr dorë nga mijëra hektar tokë duke ia dhuruar Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi,mu ata që të parët nisen luftën,por Serbia i futi në birucë, një intelektual ishte në komonizem në disa poste por tani mbi 80-tat,në Parkun e Prishtinës derisa po pushonin me kolegët së bashku,dhe autori i këtij shkrimi ishte prezent,se me ftuan(edhe pse nuk isha afer),që me udhëzuan të bëjë një shkrim për këtë rastë.

HOTI -VUÇIQ-8-2

Hoti u përgjigjet kërcënimeve të Vuçiqit për luftë: 'Sa të jem unë Kryeministër jo'

Kryetari i qeverisë së Kosovës Avdullah Hoti ka folur pas deklaratave së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili përmendi një luftë të re nëse dialogu mes dy vendeve nuk ka sukses.

Sipas Hotit Kosova dhe Serbia janë në negociata për paqe dhe se ndryshimi i kufijve s’do të diskutohet kurrë.

“Ne nuk jemi duke negociuar marrëveshje tregtare me Serbinë dhe unë këtë e kam bërë të qartë edhe në takimet që kam pasur me presidentin serb në procesin e dialogut por edhe në tryeza të tjera ndërkombëtare tjera ku jam ballafaquar me të”, tha Hoti.

“Ne po negociojmë një marrëveshje paqeje në mes të dy vendeve që nënkupton pranim i standardeve ndërkombëtare, pranim i aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, marrje përsipër e përgjegjësisë për viktimat e shkaktuara, për të pagjeturit…pra përmbyllje e një kapitulli të rëndësishëm i cili mund të përmbyllet vetëm duke e njohur dhe pranuar realitetin”, tha Hoti.

Vija kufitare në me të dy vendeve nuk është në tavolinë?

“Asnjëherë. S’ka qenë asnjëherë, gjatë kësaj qeverie jo se jo. Ajo temë nuk diskutohet”, tha Hoti për televizionin Klan në Maqedoni.

“Tani ajo që po diskutohet është marrëveshja përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke ku pikë e parë do të jetë njohja reciproke”, tha Hoti.

Vuçiç javë më parë tha se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën, ndërsa për ta ilustruar pasojat që mund të kishte, sipas tij, ai përmendi luftën e zhvilluar në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke thënë se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”.

M e sugur Vuçiq do informohet për këta rreshta në vazhdim,edhe duhet të jetë në dijeni

Kërcënoi Millosheviqin me bombardime për Kosovën, këto janë fjalët e para të njeriut të Biden

Kërcënoi Millosheviqin me bombardime për Kosovën, këto janë fjalët e para të njeriut të Biden

Antony Blinken pritet të jetë Sekretari i ri i Shtetit në SHBA në kuadër të kabinetit të Joe Biden që pritet të vijë në pozitën e presidentit.

“Mesazhet nga miqtë dhe kolegët që kam pranuar në 15 orët e fundit kanë qenë të mirëpritura. Jam i nderuar të deklaroj se, zyrtarisht, jam nominuar që të shërbej si Sekretar i Shtetit. Nëse konfirmohet, ky është një mision që do ta marr me gjithë zemër”, tha ai.

E njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe raporteve shqiptaro-amerikane, Agon Maliqi, ka publikuar nje dokument ku njeriu i Joe Biden kishte kërcënuar Millosheviqin me bombardim

“Sekretari i ri i shtetit të SHBA, Anthony Blinken, gjatë viteve 90 ka qenë pjesë e administratës Clinton. Ja një deklaratë e shkruar prej tij në emër të Clinton në tetor 1998 duke e paralajmëruar ardhjen e misionit verifikues të OSBE dhe duke e kërcënuar Millosheviqin me bombardime. Gjatë bombardimeve Blinken ka qenë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtepise së Bardhë si Drejtor Senior për Evropën. Më vonë është marrë edhe me Ballkanin në cilësi të ndryshme në Senat dhe Departament të Shtetit. Pra bëhet fjalë për një njeri që e njeh shumë mirë Ballkanin, si dhe rrëfimin dhe historinë e Kosovës. Analisti dhe ish-diplomati Daniel Fried vlerëson se Blinken është “më shumë si Albright se si Obama” – pra linjë pak më e ashpër brenda demokratëve dhe më pak hezituese per ta perdorur fuqinë amerikane në botë.”, shkroi ai.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".