Ora e fundit për vetëdisimin e popullit për të marrë përgjegjësi për vendin!

Ora e fundit për vetëdisimin e popullit për të marrë përgjegjësi për vendin!
Ora e fundit për vetëdisimin e popullit për të marrë përgjegjësi për vendin!

Ismail Muçiqi

  • 15 December 2020 - 09:23

Kosova gjendet në udhëkryq për shkak të politikanëve  të konsumuar, të korruptuar, të padijshëm, të pa integritet e të cilët nuk kanë të ndalur për ta grabitur pushtetin.

Që nga themelimi dhe aktivizimi i Lëvizjes Gjithëpopullorë e cila më vonë u shndërrua në Lidhjen Demokratike të Kosovës në krye të cilës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova, që nga ajo kohë në Kosovë nuk ka pasur parti serioze politike, e cila ka dëshmua me programin e saj se ka demokraci të mirëfilltë dhe pluralizem politikë të mendimeve.

Partitë e formuara më shumë ishin dhe tani janë klane familjare dhe regjionale të improvizuara ku lideri është Feudi apo Pashai pa mandat të kufizuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas vdekjes të liderit të saj Dr. Ibrahim Rugova ka mbetur vetëm yvertyr e të kaluarës e cila filozofinë Rugoviste e përdorë si aset për të fituar vota apo privilegje, për të ardhur në pushtet më shumë për interesat partiake dhe klanore pa ndonjë vizion apo idealë për ta ndërtua shtetin.

Kjo parti viteve të fundit po ballafaqohet me pakënaqësi të një pjese të elektoratit për shkak të luhatjes së parimeve programore të kësaj partie.

Kjo mënyrë e udhëheqjes me metoda centraliste duke ngulfatur demokracinë dhe lirinë e shprehjes nëpër strukturat e partisë ka bërë që lideri i partisë dhe grupet e ngushta të interesit të përqendrohen në krijimin e rrethit klanorë për ti ruajtur interesat duke i ngulfatur mendimin dhe idetë e reja me invencion progresivë.

Si mundë ti themi demokraci zgjedhjeve në forumet partiake ku kryetari i partisë garon pa kundër kandidat dhe zgjidhet me aklamacion, pa votim  të fshehtë , që simbolizon mënyrën dhe metodën e sistemeve të kaluara.

Për shkak të kësaj politike me metoda centraliste Lidhja Demokratike të Kosovës vit  pas viti e lëshuan personalitetet më të njohura të politikës, të kulturës dhe shkencës të cilët në kohën më të vështirë ishin themelues të kësaj partie dhe krahë i fortë i liderit historik Dr. Ibrahim Rugovës.

Nëse kthehemi prapa, me nostalgji na kujtohen emrat e veprimtarëve - që nga Ideologu i demokracisë Profesor Doktor Fehmi Agani e deri tek shefi i qendrës informative të Lidhjes Demokratike Profesor Enver Maloku. Këtë e parti e themeluan dhe e mbajtën kolosët e pendës dhe dijes Profesorë, Gazetarë ,Akademikë të cilët i vunë themelet e pluralizmit demokratikë në Kosovë.

Mjerisht  në Lidhjen Demokratike të Kosovës gjatë periudhave të pasluftës pati turbulenca - ndarje dhe përqarje të cilat i shkaktuan dëm  partisë dhe të cilat ndikuan edhe në ramjen e elektoratit gjithandej Kosovës.

Kur njerëzit zgjidhën me lista të porositura nga kryetarët e degëve pa përfillur rregullat demokratike e votimit të lirë dhe të fshehtë nuk mundë ti themi parti me vlera reformuese.

Kjo mendësi e të bërjes politikë në vazhdimësi i ka sjellë dëm  shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Shoqëria kosovare nuk mundë të transformohet si shoqëri moderne duke i favorizua familjarët, miqtë, farefisin për të ruajtur pozitën e individit - të liderit duke shndërrua partinë në pronë private.

Koha e folklorizmit dhe e romantizmit patriotikë po përfundon gjenerata e re tani kërkon punë, shkollim cilësorë, respektim të ligjit , të drejta dhe mundësi të barabarta duke u trajtuar njësojë ashtu si trajtohen të rinjët nëpër vendet demokratike të Botës.

Prandaj në fund  na e thotë mendja se akrepat e orës po sinjalizojnë kohën kur qytetarët e Kosovës duhet të vetëdisohen duke ngritur nivelin e përgjegjësisë për ta ndryshua gjendjen ekzistuese, sa nuk është bërë vonë....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".