Viti 2021 vit i shpresës

Viti 2021 vit i shpresës
Viti 2021 vit i shpresës

Ismail Muçiqi

  • 01 January 2021 - 15:31

Kësaj radhe nuk do te shkruajmë për vitin që shkoj për ngjarjet që ndodhën, për dështimet dhe përqarjet e politikajve e as për dukuritë tjera negative të cilat u bartën vite me radhë dhe i shkaktuan dëme vendit. 

Po shkruajmë për shpresën e qytetareve të Republikës së Kosovës të cilët në vitin që hymë besojn   se më në fundë me zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme të cilat pritën të mbahen gjatë muajve të ardhëshëm Kosova më në fundë do të bëhet me Parlament të ri, Qeveri kompetente dhe me mekanizma tjerë të cilat e ndërtojnë dhe forcojnë shtetësinë dhe i dhanë kuptime një shteti të pavarur dhe demokratikë. 

Në bisedat e ndryshme me qytetarët të gjitha moshave ekziston optimizmi dhe shpresa se kësaj radhe përfaqësueset të popullit do të jenë {do të votojnë} personalitetet të cilët meritojnë dhe e gëzojnë besimin në rrethin ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë. 

Kam shpresë se partit politike të cilat do ta marrin mandatin për ta udhëhequr vendin më në fundë do të ndërtojnë institucione stabile duke krijuar shumicën në Parlament për ta realizuar programin strategjikë të zhvillimit ekonomiko/shoqëror politoko/diplomatikë i cili i mundëson Kosovës integrimin në strukturat Euroatlantike duke i kultivuar dhe forcuar raportet miqësore me aleatët tanë. 

Institucionet e ardhshme përkatësisht Qeveria e cila do të jetë delivate nga zgjedhjet të përgjithshme përmes planit dhe programit qeverisës duhet të përcaktohet dhe mobilizohet në zhvillimin ekonomikë të vendit. 

Duke kriju stabilitet ekonomikë, politikë dhe ligjorë për të thithur investime nga jashtë. 

Qështje me prioritet pa dyshime duhet të jetë forcimi i Diplomacisë së jashtme e cila vite me radhë ka dështuar. 

Në Ministrinë e Punëve të jashtme pa tjetër duhet zgjidhën diplomatët e karierës personalitet pa ngjyrë partiake me një fjalë ata të cilët kanë krijuar [sivi] dhe përvoj duke u shkolluar në Kolegjet e ndryshme të cilat përgatisin dhe shkollojnë kuadra profesionale në ndërtimin e marrëdhënieve dhe raporteve diplomatike ndërkombëtare. 

Institucionet e ardhshme të cilat do të dalin nga zgjedhjet e lira dhe demokratike pa tjetër prioritet dhe detyrë shtetërore duhet të kenë forcimin e mekanizmave të Sigurisë përkatësisht forcimin e forcave të armatosura të Republikës së Kosovës duke i pajisur dhe trajnue me armatim modernë në përputhje me shtetet të cilat janë anëtarët e Aleancës së NATO-së. 

Mendojë se është koha që Sistemi i Sigurisë dhe i Mbrojtjes të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës është detyrë dhe obligimë i çdo qytetari të këtij vendi. 

Pa tjetër sistemi të sigurisë përkatësisht Forcave të Armatosura të Kosovës dhe Policisë duhet rritur buxheti me qëllime të sigurisë dhe stabilitetit të vendit. 

Mjerisht qeveritë e kaluara të ndërtuara nga pazaret dhe interesat e partive politike nuk arritën që të krijojnë vizionë dhe strategji zhvillimore në forcimin e institucioneve vitale si janë Arsimi, Shkenca, Kultura, Shëndetësia, e deri te Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. 

Qeveria e ardhshme ka obligimë ligjorë dhe kombëtarë që këtij vendi dhe qytetareve tua kthejë shpresën për një të ardhme me të mirë. 

Për tu realizue këto synime programore pa tjetër institucionet e ardhshme duhet të marrinë përgjegjësi para ligjit dhe popullit që pa kompromisë ta kthejnë në binarë drejtësinë dhe sundimin e ligjit, këtë duhet bërë sa më parë përmes Vetingut në të gjitha shkallët e sistemit gjygjësorë dhe prokuroialë. 

Kjo mundë të behet me përkushtimë duke e vu në veprime ligjin Anti mafi përmes të cilit do të behet vlerësimi i prejardhjes së pasurisë të zyrtareve dhe politakajve të cilët u financuan nga buxheti i shtetit. 

Vetëm kështu do të kthehet shpresa e qytetarëve e sidomos i të rinjve të cilët kanë diploma univerzitare por nuk po arrinë të gjene vendë pune përshkak të nepotizmit dhe mos respektimit të normave të ligjit për të qenë të barabart duke e respektua vlerën dhe konkurrencën e dijes në tregun e punës. 

Këto do të ishin agjendat strategjike të Qeverisë së ardhshme me mandat katërvjeçare e cila do të garantonte  perspektiven dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës. 

Kjo mundë të arrihet nëse qytetarët e Republikës së Kosovës janë vedisue se kanë do ta votojnë kësaj radhe.?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".