Pse Gjykatë Kushtetuese!

Pse Gjykatë Kushtetuese!
Pse Gjykatë Kushtetuese!

Muhamet Kelmendi

  • 07 January 2021 - 14:50

Ne kuader te verdiktit te Gjykates Kushteruese te shpallur zyrtarisht dalin dy ceshtje shume domethenese per politiken e Kosoves, te cilat ne aspektin jyridik, futen ne gabime te rende te kesaj gjykate. Se pari, ka te beje, pas anulimin e vendimit te dal nga Kuvendi per Qeverine Hoti, mbi bazen e nenit 70, paragrafi 3, pika 6 te Kushtetutes, pasiqe deputeti ka qene i denuar mbi nje vit burg te formes se prere.

Ky anulim eshte i drejte. Nuk ka baze juridike pjesa tjeter, ku ne vend qe sipas te njejtit nen, paragragit 4 te kesaj kushtetuete te behet zevendesimi i vendit te deputetit te perjashtuar, me nje deputet tjeter nga lista e njejte, nuk behet. Gjykata shkon dhe urdheron zgjedhjet.

Se dyti, ne asnje nen kushtetues nuk qendron se kandidatet per deputete a per ndonje pozite shteterore perjashtohen pse kane qene te denuar me kusht. Ne paragrafin 3, pika 6 te Kushtrrutes qendron: "Mandati i deputetit mbaron ose behe i pavelershem (...), nese deputeti denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per nje ose me shume vjet me burg". Ketu shihet se thuhet ne Kushtetute taksativisht "me njexa me shume vjet burgim". Nuk thuhet me kusht.

Ne interpretim juridik qendron fakti se nese nje njeri eshte denuar me nje vit burg, por i cili iu ka kthyer me kusht, nuk ka te drejte te konkuron. Pra, kemi nje interpretim juridiko-logjik te nenit kushtetues. Natyrisht se gjykata ne rastet e tilla ka te drejte ne interpretimin e normave kushtetuese, por jo ne kundershtim me frymen e sistemi te rregulluar me Kushtetute.

Ketej kemi nje situate te rende. Ne rastin e pare, gjykata futet ne punen e Kuvendit, gje qe nuk ka te drejte dhe ia ndalon zevendesimin e deputetit te perjashtuar me deputet tjeter,sipas Kushtetutes. Dhe, edhe me rende nuk lejon zevendesimin e deputetit nga lista e njejte dhe proceduren juridike te zgjedhjes se re te nje qeverie, pa shkuar ne zgjedhje. Ndersa, ne rastin tjeter, bene interpretim juridiko-logjik, ne kundershtim me frymen kushtetuese dhe ndalon konkurimin per deputet dhe per qeveri. Pra, kemi ketu nje kunderthenje te pakuptimt dhe aspak te mbeshtetut ne ligj.

Duket se Gjykata Kushtetuese done per te treguar mbisundimin, qe ne fakt eshte antikushtetuese dhe puqe ndaj organeve te dala nga votat e qytetareve. Anetaret e Gjykates Kushtetuese i kane perzuer dy ceshtje: 1. Deputetet dalin nga vota e qytetareve dhe per cdo njerin deputet kane votuar mbi 6 a 7 mije vitues dhe 2. Gjyqetaret e Gjykates Kushtetuese kane dalur nga vota e Kuvendit mbi bazen e pazarlleqeve nderpartiake. Por, kjo ska rendesi juridike.

Pse? Sepse pazarlleqet dihen, por ne aspektin juridik, nuk vleresohen pa masa konkrete gjyqesore. Kane dalur,pra, gjyqetarer nga Kuvendi. Ne kete kuader mbetet respektimi i verdiktit te Gjykates Kushtetuese. Ketu e kemi instancen e fundit dhe diku ceshtja duhet te perfundoje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".