Në Kosovë injorohen masat!

Në Kosovë injorohen masat!
Në Kosovë injorohen masat!

Muhamet Kelmendi

  • 12 January 2021 - 16:24

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Ne kuader te shprehjes se mendimeve politike, ekonomike etj., te mendimeve mbi demokracine dhe ceshtjet tjera, mediat i kane krijuar pjesemarresit dhe ata paraqiten si te dijes se pergjithshme. Si ne gazeta, ashtu edhe radio e televizion jane disa njerez qe komentojne dhe tregojne se cka eshte "demokracia apo sistemi juridiko-politik". Ata jane te dijes se pergjithshme dhe sidomos TV-ja nuk po i ndryshon fare komentuesit e tyre. Cdo nate e shohim disa "analiste" te pa kufizuar dhe shume te "menqem" që tregojne se "cka jemi dhe ku po shkojm". Te "menqurit" nuk po ndalen. Cdo njeri prej tyre jepe "mesime" , tregon te "drejten" dhe te "pa te drejten" .

Shkohet deri atje sa edhe popullin e "analizojne psikologjikisht" dhe mbi cdo gje bajne "qendrime". Dhe, ne keto mendime, tamam si "lopa e mire qe "derdhe qumshtin", ia perplasim me mendime, here ketej e here andej, pa fare koncepti ideologjiko-politik. Kjo eshte e turpshme. Natyrisht se masat duhet te shprejne mendimet e veta dhe ato mendime duhet te ndegjohen. Por, Kosova eshte larg, shume larg asaj, ku masat ndegjohen. Ne fakt askund dhe ne asnje shtet, si ne Evrope dhe pertej oqeanit, nuk ndegjohen masat dhe nuk pyten. Me to veprohet vetem sa per te marr voten.

Pastaj nuk i ndegjon kush me. Keshtu eshte edhe ne Kosove. Fillojne zgjedhjet ka takime me masat. Kudo premtohet pa principe dhe neper takime fare nuk ka asnje lloj ideoligjie politike a ekonomike. Premtohen te pamundshmet dhe gjerat reale, te kapshme dhe jetesore, lehen anash, si te parendesishme. Kandidatet per deputet te partive politike vec qe nuk premtojne "fluturimet ne mars". Perfundojne ato asnje deputet nuk shkon me deri ne zgjedhje tjera. Keshtu eshte edhe tash.

Jane mbushur faqet e rrjeteve sociale me takime dhe me premtime. Dhe, keshtu do jete deri me 14 shkurt. Por ketu nuk dele mendimi i masave. Masat duhet te konsulltohen dhe te analizohet cdo mendim shprehur. Ato duhet te jene prezent ne media dhe ne takime te ndryshme. Me masat duhet biseduar shtruar dhe ato jane qe tregojne detyrat e punes. Mbi ato mendime nuk ka qendrime te kunderta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".