Anton Çeta e bashkoj popullin por institucionet e vendit e harruan atë!

Anton Çeta e bashkoj popullin por institucionet e vendit e harruan atë!
Anton Çeta e bashkoj popullin por institucionet e vendit e harruan atë!

Ismail Muçiqi

  • 16 January 2021 - 10:57

30 vite kaluan kur ajka intelektuale e Kosovës u organizua dhe u betua per pajtimine e gjaqeve dhe bashkimin e popullit per te ruajtur ekzistencën e tijë. Ata dhanë çdo gjë nga vetja dhe punuan ditë e natë për pajtimin e gjaqeve në trevat e Kosovës dhe gjithandej ku jetuan Shqipëtarët.

Kjo ishte periudha më e ndritshme e shekullit të kaluare kur barbarisë dhe shovinizmit serbë përmese politikës paqësore, i doli në ballë lëvizja gjithëpopullorë e Shqiptareve të Kosovës në krye me Dr. Ibrahim Rugovën lëvizje kjo e cila e bashkojë popullin dhe e mobilizojë për kauzën e lirisë e demokracisë dhe vlerave perëndimore.

Historia e shekullit të kaluar nuk ka shenue apo arkivue ndonjë ngjarje më të rëndësishme se aksionin e pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Ai aksion u shkrua me shkronja të arta të historisë Shqiptare.

Një nga veprimtarët me përmasa kombëtare i cili i priu këtij aksioni fisnik dhe patriotikë ishte profesori i nderuar Anton Ceta.

Ky aksion i faljes së gjaqeve, me qëllime të bashkimit të popullit ishte arma më e fortë kundër aparatit fashistë të Shtetit Serbë.

Autoriteti i Anton Cetës dhe i shumë bashkëpunëtoreve të ti ishte i pa kontestueshëm.

Shumë familje të cilat ishin në hasmëri mes veti arritën të pajtohen dhe të falin gjakun e djalit, vllaut apo te anëtareve të tjerë të familjes.

Edhe pas 30 viteve busti i profesor Anton Cetës ende qëndronë në podrumet e ndryshme përshkak të papërgjegjësisë morale, njerëzorë dhe kombëtare të institucioneve të Komunës së Prishtinës e deri tek ato më të larta shtetërore.

Ky mos veprime i turpit dhe mos respekti ndaj Anton Cetës është mendësi dhe sjellje të njerëzve pa integritet të cilët as që e njohin historinë dhe rrjedhat politike, dhe sakrificat e këtij popullit gjatë periudhave të kaluara.

Përgjegjësia dhe turpi rreth përcaktimit të vendit {lokacionit} për vendosjen e shtatorës të Anton Cetës në Prishtinë i faturohet Shpend Ahmetit dhe stafit të tijë i cili qendron në krye të Komunës së Prishtinës.

Kjo pa përgjegjësi dhe ky mjerimë i vetëdijes të këtyre institucioneve të pas luftës tregon më së miri nivelin dhe përkushtimin ndaj gjeneratave të cilët u sfiduan gjatë jetës për ta bërë Kosovën Shtet të lirë dhe Demokratikë.

Deklaratat e zyrtareve të Komunës së Prishtinës të cilat u plasua këto ditë të fundit se pa lejen e Komunës nuk mundë të vendosët shtatorja e Anton Cetës është shumë e dhimbshme për kohën në të cilën po jetojmë mjerisht.

Një popull i cili nuk i qmonë apo vlerëson gjeneratat e shkuara, dhe kontributin e tyre për vendin dhe atdheun ai popull do të mbetët pa histori dhe pa dituri.

Përgjegjësinë kryesore rrethe monumentit të Anton Cetës e mbanë pushteti i LDK-së e cila shumë vite udhëhiqi me Komunën e Prishtinës, dhe Ministrin e Kulturës në nivel të Qeverisë të Kosovës.

Në funde po e kujtojm një thenje të popullit " marrja nuk po mbytka askënd" thënje e përjetshme e popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".