Shkatërruesit e procesit të arsimit në Kosovë!

Shkatërruesit e procesit të arsimit në Kosovë!
Shkatërruesit e procesit të arsimit në Kosovë!

Ismail Muçiqi

  • 19 January 2021 - 12:02

Arsimin dhe Edukimin e kam dashure gjithmonë që nga fëmijëria.

Kjo dëshirë më ka orientua të përcaktohem dhe shkollohem në profesionin e Pedagogut, e deri tek Drejtori i Shkollës.

Populli Shqiptarë përshkak të vuajtjeve të shumta dhe mungesës së plotë të lirisë prioritet dhe dëshire të kamotshme ka pasur shkollimin e djemve dhe vajzave edhe përkundër vështirësive dhe kushteve të rëndëve ekonomike.

Shkolla Shqipe gjatë shekullit të kaluare ishte lokomotivë në ndryshimin e gjendjes ekzistuese në nivelit e arsimit, dhe edukimit.Këto ishin institucione të cilat drejtë për drejtësi kontribuan në ngritjen e vetëdijes dhe emancipimin, politikë, kulturor dhe kombëtarë të qytetareve.

Mjerisht që nga pas lufta në Kosovë sistemi i arsimit dhe edukimitështë degradua skajshmërish dhe ka arriture në një situatë tëdhimbshme për vendin.

Arsimi sot në Kosovë është bërë poligon dhe eksperiment i interesave më të ndryshme të partive politike dhe grupeve të interesit të cilat në mënyrë sistematike i kanë zhvatë vlerat edukative, arsimore dhe shkencore në këto institucione.

Partitë politike dhe grupet e interesit kanë ndërhy vazhdimisht dhe ndikuar në përzgjedhjen dhe emërimin me porosi të një numëri tëkonsiderueshëm të profesorëve me libreza partiake të cilët më vonë shërbyen edhe si bartës të programeve dhe kulikulave shkollore, të cilat koha dhe rrethanat i qiti në shesh si ide dhe programe të dështuara.

Duhet theksuar se në emër të Arsimit të Republikës së Kosovës, përkatësisht në emër të Sindikatës ka vite që vepron një bërtham apo[byro] e cila sahere që skena politike në Kosovë ka turbulenca apo nëprag të zgjedhjeve të përgjithshme kjo "Organizata Sindikale SBASHK-u" aktivizohet në emër të punëtoreve të Arsimit duke kërcënua me greva dhe protesta dhe duke dalë mbi institucionet përkatëse legjitime të Qeverisë dhe Shtetit të Kosovës. Kjo Sindikatë e cila nëprogramin e sajë do duhej të mobilizohej që nëpër shkollat tona ta nxisë aksionin përmesë garave të diturisë.. për nxënësinë më të mirënë klasë për klasën më të suksesshme për punëtorinë më të dalluar dhe për shkollën e cila arrin notën më të lartë në procesin mësimorëkjo është shëndrrue në agjentë të politikave ditore.

Viti që shkojë edhe arsimi u goditë nga Pandemia duke u ndërprerëmësimi në shumë shkolla dhe institucione arsimore për të vazhduar kohë pas kohe përmes metodave Online, me shumë improvizime. Padyshime se kjo metodë e punës dotë ulin edhe më shumë cilësinëdhe suksesin në përgjithësi të nxënëseve gjithandej Kosovës.

Ky shtab sindikalë i përberë nga disa emëra të njohure për opinionin e të cilët vite me radhë marrinë paga të majme dhe janë mirë të akumudum dhe me privilegje të caktuara fare nuk qanë kokën për ngritjen e cilësisë në arsimë dhe shtimin e përgjithësisë të stafit arsimorë për ndryshimin e gjendjes në kuptimin pozitivë si misioneshtetëror dhe kombëtar.

Veprimet e tyre "sindikale" {politike} kanë ndikua drejtëpërdrejtë edhe në vlerësimin e gjendjes në Arsimin Kosovarë me testin “PISA”.

Se me të vërtet Shoqëria Kosovare është në krizë të thellë tregojnë edhe kërkesat e pa arsyeshme dhe të pa mundshme për tu realizuar përshkak të gjendjes së vështirë ekonomike përshkak të mungesës së buxhetit të Shtetit, i cili gjithnjë më shumë po zvogëlohet. Mjerisht aktivizimit i këti grupi sindikal po i ndihmojnë edhe disa mjete tëinformimit të cilat më së paku e njohin dhe e zbatojnë misionin e tyre. Këto mjete të informimit edhe më shumë po e godasinë arsimin dhe edukimin duke e politizue gjendjen dhe duke i promovue këta sindikalistë të cilët flasinë në emër të punëtoreve të arsimit.

Shtrohet pyetja kah të sigurohen parat për rritjen e rrogave, kur imadhe e i vogël janë ngritë në këmbë, për ta rrëmbyer kulaçin e Shtetit, në kohën kur shkalla e zhvillimit ekonomikë në Kosovë ka ramje deri në 7-8%.

Në funde më thotë mendja se"Syri i unët mundë të ngihet vetëm atëherë kur e mbulon dheu". Kam frikë se Republika e Kosovës duke shpërndarë dhe harxhuar buxhet pa mendua fare për të nesërmëndhe sfidat të cilat e presin këtë vende rrezikon edhe bankrotimin e shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".