Frika nga ndryshimi (3)

Frika nga ndryshimi (3)
Frika nga ndryshimi (3)

Shefqet Dibrani

  • 28 janar 2021 - 15:54

Shkruan: Shefqet DIBRANI

LISTA ZGJEDHORE E PDK-së...

Partia Demokratike e Kosovës, është fajtorja kryesor për gjendjen e tanishme ku është Kosova.

Nëse PDK-ja, për këto njëzetë vjet ka përftuar nga Monopoli mbi Çlirimin e Kosovës, madje edhe në raport me NATO-n dhe SHBA-t, atëherë me të njëjtin kuti duhet ta pranon edhe Monopolin për dështimin e paqës së përgjithshme në Kosovë.

Si asnjë parti tjetër PDK-ja është fajtore për gjendjen e tanishme dhe për politikat e saj të dështuara:

1. Për mbështetjen që ia ka dhënë Klanit nga Riinvesti për të bërë puç në LDK,

2. Për mos themelimin e Gjykatës së Kosovës për Krime të Luftës,

3. Për themelimin e Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale të Kosovës,

4. PDK, ka përgjegjësi për mos ngritjen e Padive Penale në Gjykata Ndërkombëtare, për krimet e luftës që Serbia ia ka bërë në Kosovë.

5. Për Demarkacionin me Malin e Zi, në shkëmbim të Liberalizimit të  Vizave për Kosovën, që askund nuk duken në horizont.

6. Për të gjitha dështimet në aspektin ndërkombëtar, dhe për mos integrime Verio Atlantike, si dhe në Bashkimin Evropian, Interpol, UNESCO etj.

Mos adresimi i çështjeve thelbësore ishte paaftësi totale e lidershipit të PDK-së, mungesa e meritokracisë së brendshme dhe asaj intelektuale pa dyshim është model i kopjuar nga LDK-ja e Isa Mustafës. PDK, përkatësisht struktura të nëntokës, ka merita të pakontestueshme për rehabilitimin e Komitës, Isa Mustafa me sejmenët e tij, në strukturat udhëheqëse të LDK-së, dhe nëpër të gjitha strukturat tjera me rëndësi jetike në Kosovë.

PDK-ja ka përgjegjësi për shkatërrimin ekonomik të Kosovës, dhe të pasurisë publike. Pastaj e njohur për prodhimin e kuadrit analfabet që posedojnë titujt të lartë akademik, e cila si parti mbanë përgjegjësi për mos adresimin e problemeve në fushën, e shëndetit publik, sistemin arsimor,  në strukturat e sigurisë dhe segmentet e drejtësisë.

Koketimi i PDK-së, me Isa Mustafën, i cili ka ardhur në pushtet me akuza të rënda kundër PDK-së dhe SHIK-ut, për vrasje me motive politike e bëjnë PDK-në, parti pa vizion dhe jolargëpamëse. Akuzat, e rrepta e të shpeshta, lidershipit të PDK-së, i kanë ardhur nga Komita, Isa Mustafa, i cili me sloganin kurrë me PDK-në, dhe kurrë më me SHIK-un, u rehabilitua në pushtet. Madje, servilët e Isës, edhe nga ulësja e Parlamentit të Kosovës iu kanë kërcënuar Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, se pa iu dërguar prapa grilave në Hagë, kurrë nuk do të largohemi nga ky parlament. Çka ndodhi pastaj: Hashim Thaçi e Kadri Veseli edhe pas mesnatës terrorizojnë deputetët për t’i bërë akuzuesit e tyre, Ministra, ndërsa Klanin e Riinvestit, që i kanë përgatitur dosjet për ta, për ta bërë Qeverinë edhe në kundërshtim me Kushtetutën, është njëra nga papërgjegjësitë e nivelit të lartë partiak e shtetëror, prandaj elektorati i PDK-së, veçmas votuesi i saj, më 14 shkurt 2021, duhet ta ndëshkojnë këtë filozofi, këtë strategji dhe këtë analfabetizëm politik.

Elektorati i PDK-së, bashkë me atë të LDK-së, e kanë rastin historik për t’i ndëshkuar vjedhësit dhe sajuesit e kësaj gjendje mizere në nivel të Kosovës. Të gjitha premtimet njëzetvjeçare rezultuan se ishin mashtrim, për njëzetë vjet këto dy klane e kanë mashtruar Kosovën, qoftë për integrime Evropiane, qoftë për zhvillim, e qoftë për Vettinng që nuk duken në horizont.

Në Listen Zgjedhore të PDK-së, janë sistemuar grupe rivale për ta shkatërrar partinë dhe Kosovën. Analogjia e rivaliteteve të brendshme, është e kopjuar si një nga modelet më të shëmtuar, që e kanë implimentuar kipcat e Isa Mustafës, të cilët përmes kontrabandës klandestine janë sistemuar në Kryesinë e LDK-së, e pastaj bashk me PDK-në i kanë ndarë edhe Bordet udhëheqëse, tenderat dhe bashkërisht e kanë zhvilluar kurvëllakun dhe nepotizmin i cili tashmë e ka ngulfatur Kosovën.

Të gjithë e dimë, PDK-ja ka vazhduar kumbarin me LDK-në. Kjo orgji e pashembullt, është parë lakuriq vitin e shkuar, qoftë kur e rrëzuan Qeverinë Kurti, e qoftë kur e krijuan Qeverinë Hoti, ku përveç shkeljeve kushtetuese, skandaloze ishte presioni i Kapove të PDK-së ndaj deputetëve të vet, për t’ia siguruar votat një Qeverie antikushtetuese, siç ishte Qeveria Hoti.

Elektorati i PDK-së, tashmë është i vetëdijshëm se kush ia nxiu lirinë Kosovës dhe të mos dyshohet për dyshen PDK&LDK. Tashmë votuesi i PDK-së e ka kuptuar se ato dy personalitete nuk paskan qenë ata që shtireshin. Kundër tyre lidheshin një mal akuzash, të bëra dhe të pabëra, të shpifura e trilluara, dhe ata paskan heshtur, aq më keq janë ngjitur në krye të shtetit, dhe paskan bashkëpunuar me sabotatorët e luftës, i kanë afruar dështakët e demokracisë, madje edhe bijtë e strukturave të sistemit paraprak, qofshin në drejtësi, polici e diplomaci, dhe kjo bëhej për ta shpëtuar lëkurën e tyre.

Tashmë po shihet se shërbimi i tyre operativ, SHIK-u, paska pasur të angazhuar, zdralana e qurranë, të cilët, si ata vet, për ta shpëtuar lëkurën e tyre, bëjnë çmos, madje kanë fajësuar edhe për mungesë potence, por edhe për shterpësinë që iu paska ndodhur grave të tyre.

Frika është futur thellë në bark, e pa u zbuluar viktimat dhe pa u gjykuar  vrasësit, nuk do të ketë qetësi, se fobia nuk heqet kollaj. Në këto rrethana çfarë mundet me i ofruar votuesit dhe Kosovës Enver Hoxhaj?!

 Fatkeqësia më e madhe është kur nuk mëson nga pësimet

 Pra, lidershipi i PDK-së nuk ka mësuar as nga Lufta e UÇK-së, por për fat të keq as nga tradita e Drencës heroike, as nga epopetë e lavdishme që kanë ndodhur në këto anë. Shumë kush nga ne e dimë aktin heroik të Ahmet Delisë, i cili ka sakrifikuar jetën e vet për ta mbrojtur kofshinë, kur i kishin rënë komitat serbe në shtëpi. Kështu Ahmet Delia, duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tij, lartësoi nderin dhe heroizmin që vazhdimisht e ka bërë Drenica heroike.  Ndërsa, kur Komitat e Isa Musafës, ia mësynë LDK-në, fatkeqësisht PDK-ja u rreshtua me komitat, në dëmë të kojshisë. Prandaj PDK-ja nuk i ka punët mirë, sepse vet Hashim Thaçi e Kadri Veseli, i ndihmuan Komitat e Isa Mustafës, për ta bërë qeverinë antikushtetuese, (i njohur ai skandali i pasmesnatës), vitin e kaluar, kurse kundërshpërblim moren dosjet disa tonësh kundër tyre dhe kundër Kosovës. Kjo analogji të shpie te paaftësia e një strukture politike e cila të gjitha proceset në kohën e paqes i ka kryer sa për konsum ditor, për konsum të brendshëm partika dhe sa për të mashtruar votuesin e vet. Të shpresojm se kësaj radhe nuk do të përsëriten gabimet e më hershme!

Kosova beson se votuesi i PDK-së, është i vetëdijshëm ma shumë se kurrë, si asnjë tjetër PDK-ja e LDK-ja, kanë mashtruar votuesin, kanë abuzuar me votën e tij, qoftë për reformat e përgjithshme, por edhe për integrimet Euro Atlantike. Në vend se kandidati për Kyeministër nga PDK-ja, Enver Shoshi, (mbiemri i tij), i shkolluar në Evropën Perëndimore, të mbante premtimin që e ka dhënë dikur, se “nëse Lirinë e Kosovës do ta sjell UÇK-ja, ai do të merrte azil... aty ku ai ka thënë?!”. E pas kësaj është bërë strukturë e kësaj partie, që do të thotë edhe PDK-në, po e zë taksirati i LDK-së, pasi Enver Hoxhaj, paska sakrifikuar për ta marrë Kalanë e PDK-së nga brenda, ashtu siç ka vepruar Isa Mustafa me LDK-në.

Derisa Isa Mustafa, e tjetërsoi filozofinë politike dhe demokratike të LDK-së dhe të vet dr. Rugovës, Enver Hoxhaj, ka rrezik se do t’a ç’orientojë PDK-në, me reformat e premtuara alla Isa Mustafa, dhe pastaj edhe ai do ta “shkap” PDK-në, sidomos nga suksesi dhe meritat për Luftën e UÇK-së. E kjo na vetëdijëson se nuk ishte rastësi veprimi i KQZ, kur i certifikoi PDK, LDK, dhe Listën Serbe. Kaosi i mëpastajm është produkt i kësaj ideologjie shtetrrënuese, mentalitet ky që po penalizon Albin Kurtin, vetëm pse i kundërshtonte formimin e Dhomave të Specializuara, pranë Gjykatës Speciale, si dhe për mosratifikimin e Demarkaciont me Malin e Zi, ashtu siç e ndëshkoi Isa Mustafa eliten intelektuale dhe themeluesit e LDK-së pse në vitet e nëntëdhjeta ia shkatërruan Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë.

Për qytetarin e Kosovës, 14 shkurti 2021, është rast historik, për të vonuar ndryshimi, por jo më PDK-në dhe LDK-në. Populli duhet t’iu thotë këtyre klaneve mjaftë më!

Akuzat e Enver Hoxhajt, kundër Albin Kurtit, nuk i ha më pazari, as premtimet e tij për reforma, e aq më pak për ndonjë Vetting, i cili duhet të nis brenda strukturave të PDK-së. Shih, tani edhe Enver Hoxhajt, ashtu sikurse Isa Mustafës, iu pask rënë ndërmend “diaspora”, por të shpresojmë se kjo e fundit tashmë është përcaktuar për ndryshim.

Për fat të keq, përveç patetizmit, PDK-ja nuk mund të dal nga vetvetja, as me platforma patetike. Para se ta kritikonte të tjerët me akuza në nivel të paragjykimeve, do të ishte mirë fillimisht të distancohej nga politika dështuese e diskriminuese që e kanë bërë strukturat udhëhqëse të PDK-së, prandaj nuk është dashur ta arnoj Listën Zgjedhore, me klandestinë të konsumuar ende pa ardhur në konsideratë. Me analistë politik të tipit Adrian Kastrati dhe ish këshilltarit të Isa Mustafës, Faton Abdullahu nuk mashtrohet votuesi patriotik i PDK-së, pasi ashtu siç janë sjell në RTK dhe në mediume të tjera, nuk e meritojnë respektin mësa Driton Selmanaj i LDK-së.

 Këta kameleon, sigurisht paskan qenë pjesë e Kolonës së Pestë, në mediumin publik të Kosovës, prandaj është dashur ta marrin me vete edhe Ramush Tahirin dhe Ridvan Berishën, për ta bërë katërshen fatëzezë për PDK-në. Si ka mundësi me qenë i përshtatshëm edhe për tlinat e Isa Mustafës, por edhe për pizhamet e Enver Hoxhajt. Kjo elitë publike, kryesisht e pandërgjegjshme, e papërgjegjshme, pa kurrizore, servile deri në poshtrin, të futej në Listen Zgjedhore të PDK-së. Këtë kategori të xhambazëve mediatik, e kemi provuar te LDK-ja, ta zëmë: Driton Selmanaj, Bajram Gecaj, Arben Gashi, që janë strukturuar nëpër pozitat dominuese, pa qenë më parë strukturë e brendshme, për tu bërë tellall i pikëpamjeve të Isa Mustafës. Sipas këtij modaliteti, kë do ta mbrojnë këta tellall të së keqës në PDK.

Në anën vjetër, nëse është kritikuar sektori i policisë për skandale të caktuar, dhe nëse ato përgjegjësi, paskan qenë në kompetenc të Rashit Çalajt, çfarë të mire do t’i sjell PDK-së në këto zgjdhje, kur flitet se paska qenë dorë e Zgjatur e Kadri Veselit, dhe të famshmes Organizatë, për të cilën është pyetur edhe në Hagë.

Skandaloze, mbetet mos përfshirja në Listë Zgjedhore, e Vlora Çtakut, që është rritur dhe emancipuar me vlerat pozitive të PDK-së, ndërsa në anën tjetër futja në listë e Evgjeni Thaçit, (mbesa e H.Th.), dhe e Ariana Shoshi, (nga mbiemri familjare e E.H.”, dëshmon se nepotizmi demokratik i PDK-së, i ka rrënjët e thella. Prandaj, të gjitha premtimet e Enver Hoxhajt – Shoshit, dhe klanit të tij, se ata luftuakan për ta ç’kapur shtetin, ndërsa në Listë Zgjedhore, i paskan futur: Xhavit Haliti, Bajrush Xhemaili, Mërgim Lushtaku, Rashit Çalaj, Faton Abdullahu, Ardian Kastrati, Asllan Bajrami, e bashkë me ata kandidat të cilët i kanë futur në Listën Zgjedhore, pa qenë strukturë e Partisë, si dhe ato klanet e brendshme pa iu nënshtruar meritokracisë, zgjedhjes dhe avancimi të brendshëm, janë zgjebë, e cila duket të jetë plagjiaturë e kopjuar nga “Klani Riinvest” që e kanë ngulfatur LDK-në.

Na mbetet të shpresojmë se një çorbë “turli-turli”, të cilën e kemi provuar në këto njëzetë vjet, nuk do ta pëlqejm edhe sivjet. Prandaj Kosova ka nevojë për ndryshim, e ndryshimi duhet të ndodh! Sa më i madh, sa më i fuqishëm të jetë, shpresat për reforma dhe për shtet funksional janë më të mëdha, andaj elektorati patriotik në radhët e PDK-së, duhet kësaj radhe ta votojnë ndryshimi, të cilin nuk e bëjnë PDK-ja e as LDK-ja, por e bëjnë ata djem e vajza të cilëve po iu mohohet e drejta për tu zgjedhur dhe për ta nxjerrë nga kriza Kosovën.

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duhet të dëshmojnë se Populli do të votoj për REFERENDUMIN DHE NDRYSHIMIN E MADH në qeverisjen e Kosovës!

 Zvicër, 28.01.2021.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".