
Lexoni edhe:
Kurti takohet me shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, diskutojnë për furnizimin me vaksina antiCOVID
Shkruan: Prof. Muhamet Kelmendi
Përveç dialogut me Serbinë janë një varg i detyrave tëbrendshme. Pandemia është thelluar. Gjendja shëndetësore ka merr tatëpjetën. Njerëzit po vdesin . Papunësia është rritur. Njerëzit po jetojnë me kafshatën e bukës, me ndihma qesharake. Të ardhurat minimale janë shumë poshtë. Arsimi është shumë keq. Në raportet ndërkombëtare kemi ngecje. Integrimet e Kosovës kane ngelur. E tërë situata është në gjendje të rëndë. Janë shumë punë që duhet kryer.
Jo vetëm presion, por është e detyruar qeveria në ardhje që të vazhdojë me dialogun me shtetin serb.
Por në këtë dialog duhet domosdo të paraqiten prioritetet. Këtu mendoj në njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, në dëmshpërblim dhe në formimin e një Gjykate Ndërkombëtare për krimet, terrorin dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Këto çështje nuk bënë të anashkalohen . Edhe çështjet e minoriteteve duhet të zgjidhen me reciprocitet me shtetin serb. Mirëpo ajo që doli nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, pas takimit me z. Kurti, del se detyrë kryesore është konstituimi i Kuvendit dhe formimi i organeve qeverisëse. Natyrisht se kështu edhe shkon. Nuk ka mundësi të veprohet pa u konstatuar organet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".