22 vite ju punua popullit pas shpine?!

22 vite ju punua popullit pas shpine?!
22 vite ju punua popullit pas shpine?!

Skender Mulliqi

  • 23 February 2021 - 13:04

Shkruan:  Skënder MULLIQI

Është ofenduese nese dikush mendon së pasanikët gjithmonë kane qenë të pasur.Kjo ka mbetur nga e kaluara e karikuar, e sistemit komunist që kurrë nuk janë hulmutuar prejardhjet e pasurisë.Madje as që ka pasur dikush guximin të merret më ato punë.

Sot, të gjithë po e dijnë së kush dhe si është pasuruar .Sot, të gjithë po e dijnë , dhe po e shohin shumicën e varfëruar.Janë pasuruar njerëzit mbrenda nate sikur këto pasurime mbrenda natës të paligjshme , të ishin të lejuara.Sikur një ketegori politike dhe biznisore ju është lejuar që të bëjnë ama bash çka të dëshirojnë në Kosovë .

Madje, çka është edhe më keq , ata menduan dhe ende mendojnë së e kane edhe të drejtën morale mbi ate pasuri, ndonse nuk e kane. Kjo elitë krimo-politike i kane siguruar familjet e tyre edhe për shumë e shumë gjenerata, në kohën kur shumica po jetojnë teper keq. Dhe ky pasurim i tyre i vazhdueshem po zgjatë hiq më pak se 22 vite të tranzicionit .

Që 22 vite është duke ju punuar popullit pas shpinës, që paraqet shkelje te ligjeve e kushtetutes dhe kjo është nje tradhëti e madhe ndaj popullit dhe vendit .Të gjithë neve na është bër shumë e pa çartë së si është e mundur që dikush të lejohet të pasurohet aq gjatë dhe aq shumë në kurriz të qytetarëve te neperkembur . Ky”durim” nuk është në traditën familjare dhe as farefisnore, dhe as në planin kombëtar. Këta pinë në mëngjes vena dhe pije tjera te shtrenjta që kushtojnë më qindra apo mijëra euro, e shumica prej nesh pimë ujë të thjeshtë .

Mos të flasim për dreka e darka , mos të flasim për pasurime marramendëse të tyre dhe për shtëpitë e tyre luksoze që I kane.Për patriotizmin po mësojmë nga shfaqjët e tyre teatrore para medieve të shkruara dhe para medieve elektronike, në menyrën më ofenduese . Populli si populli I mësuar të jetojë në frikë, duke preferuar heshtjën kësaj radhe nuk e preferoi heshtjën, se i doli tamli mbi përshesh si thuhet në gjuhën e pupullit. I ndëshkuan masivisht zullumqarët si asnjehere me pare më votën e lirë .Këtë gjë e merituan pushtetet e deritashme të formuara kryesisht nga PDK dhe LDK qe per 20 vite kishin kapur shtetin .

I bashkoi interesi I semure dhe krimi dhe korrupcioni . Kjo që po e thëm është vëtem një përpjekje më shumë për lexuesit e nderuar dhe publikun e gjerë, që të mësojnë se , kur erdhi puna te hajnite e hajduterite , u lane anash pikëpamjet dhe dallimet partiake, u lanë anash edhe dallimet e tyre ideologjike nese I kishin fare .Këta siq thotë një fjalë e popullit e patën edhe dhinë edhe qumshitin.E paramendoje se do të pyetni “ cka do të bëjnë ata që nuk e kane as dhinë dhe as qumshtin”?!...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".