Këto janë argumentet e fuqishme pse opozita nuk ka të drejtë ta bllokon formimin e institucioneve të reja nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Këto janë argumentet e fuqishme pse opozita nuk ka të drejtë ta bllokon formimin e institucioneve të reja nga zgjedhjet e 14 shkurtit
Këto janë argumentet e fuqishme pse opozita nuk ka të drejtë ta bllokon formimin e institucioneve të reja nga zgjedhjet e 14 shkurtit

Arsim Haziri

  • 23 February 2021 - 17:57

Shkruan: Arsim Haziri

Qytetarët veçse janë të lodhur, edhe tendencat e partive minore, për të shtyrë formimin e organeve të shtetit. Opozitës së tanishme do ti bënë shumë mirë një pushim kohor për një periudhë 4 vjeçare, sepse do të ju ndihmonte tejet shumë në reformimin e tyre, gjë që shihet si domosdoshmëri, nëse e pretendojnë arritjen pastaj pushtetin. Ndryshe nuk bënë, këto janë mundësitë që duhet t'i shfrytëzojnë për t'iu nënshtruar një procesi reformues, mbase në gjendjen siç janë veçse çfarë kanë për ta rritur akoma më shumë partinë fituese.

Qëndrimi i partive opozitare në Kuvend për të shtyrë zgjedhjen e Presidentit, tashmë është edhe detyrë e vetë përcaktuar, sidomos kur i kem parasysh dy fakte; një subjekti që do të votohet kishte përkrahje plebeshitare, dhe tjetra pamundësia për të përballuar partitë tjera edhe një proces të ri elektoral. Thjeshtë kanë detyrim për të qëndruar në Kuvend, mbase nuk kanë komoditet për t'iu nënshtruar edhe një palë zgjedhjesh. E dyta, është më se e moralshme në aspektin politik, mbase kësisoj do të mundësonin formimin e organeve të shtetit, duke e dhënë edhe njëherë një shembull para qytetarëve për mos sabotim institucional, gjë që do të paraqiste një logjike reformuese, në idenë se vendit tashmë gëzon qeveri me legjitimitet të fortë dhe kësisoj edhe duhet të përkrahet. Kosova aktualisht gjendet para një mos stabiliteti funksional, ardhja e qeveria me legjitimitet cilësor, do t'i kontribuonte zhvillimit dhe mirëqenies në suazat e mundësive të tanishme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".