KQZ-ja po lejon deformim të votës!

KQZ-ja po lejon deformim të votës!
KQZ-ja po lejon deformim të votës!

Muhamet Kelmendi

  • 25 February 2021 - 16:22

Shkruan: Muhamet Kelmendi

 KQZ kërkohet të jetë e pa varur dhe të veprojë në bazë të ligjit zgjedhor që është në fuqi. Çdo fërkim apo konflikt me karakter të mbrojtjes së një ane është i rrezikshme dhe jo ligjore. Votat nuk mbrohen dhe procesi zgjedhor nuk merr karakter pozitiv duke mbrojtur njërin subjekt. Në KQZ nuk kërkohet përplasje por zbatim të ligjit zgjedhor.

Nëse me të vërtetë ka konflikte në KQZ për anime partiake në emër të ndonjë partie a kandidati është detyrë urgjente krijimi i kushteve për funksionim dhe ndalim të këtij veprimi. Kjo d.m.th. se nëse ka shkelje nga kryetarja e KQZ pse lejohet në atë pozitë!

Apo nëse z. Kurteshi mendon se po shkelet ligji nga KQZ është detyrë e tij për të mbrojtur ligjin por me argumente faktike dhe pa konflikte të thella! E nëse ligji nuk ka mundësi të mbrohet në KQZ është PZAP, pastaj Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese për të vendosur edhe mbi këtë çështje. Duket se z. Kurteshi dhe z. Daka i kanë harruar detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë në KQZ.

Konfliktet që po dërgojnë në përplasje tregojnë se KQZ duhet të rinovohet. Kosovës i duhen reforma të thella zgjedhore dhe një KQZ funksionale në punën e vetë që ka vetëm karakter ligjor. Kryesisht në KQZ nuk është vendi i përplasjeve midis anëtarëve, por i punës së paanshme dhe duke mbrojtur me forcë votën e votueseve.

Thyerja e ligjit nga KQZ ka ndodhur shpeshherë dhe ajo ka dërguar te gjendja e shkatërrimit të votës. Ka raste kur edhe i kanë lejuar vjedhjet brenda partisë dhe jashtë saj, deri te largimi i partive nga Kuvendi i Kosovës, ku pastaj me ankesë nga PZAP u rikthye partia në Kuvend.

Besohet se tek animi i anëtarëve deri edhe të kryetares në njërën anë a në anën tjetër të partive,  rrjedhin edhe konfliktet dhe kjo ka ardhur nga mos zbatimi i ligjit dhe nga mungesa e reformave të thella në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Republikë. Me reforma duhet të ndalohen animet dhe konfliktet. Kosovës i duhet një reformë e thellë ligjore. Tash duhet të kalohen fërkimet dhe mundësisht të mbrohet vota. Është detyrë e KQZ-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".