Shënim për 40 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Shënim për 40 vjetorin e demonstratave të vitit 1981
Shënim për 40 vjetorin e demonstratave të vitit 1981

Muhamet Kelmendi

  • 11 March 2021 - 17:15

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

Sot, para 40 vjeteve, ne Prishtine shperthyen demonstratat e studenteve te Universitetit te Kosoves.
Demonstratat ishin rrezulltat i gjendjes se rende politike e ekonomike; ishte rrezulltat i padrejtetesive te medha qe qeveria serbo-jugosllave dhe kuislinge shqiptare ne Prishtine, bente ndaj Kosoves dhe popullit shqiptar.

Padrejtesite ishin te medha dhe te gjitheanshme.

Kombi shqiptar ishte dhe persekutohej vazhdimisht nga pushteti serbomadh. Kishte shfrytezim te ashper te nen e mbitokes se Kosoves.

Populli i yne maltretohej e keqeperdorej vazhdimisht nga pushteti serbo-jugosllav dhe kuislinget ne Kosove. Pjesetaret e kombit tone vriteshin, rraheshin e  maltretoheshin vetem pse ishin shqiptar. 

Veprimtaret e shquar te kombit u denuan. Shume iken jashte vendit. Edhe simboli i yne i rezistences kombetar Adem Demaqi denohet per te dyten here me 15 vjet burg. Me vone iki nga vendi Kadri Zeka e Jusuf Gervalla.
Denohen edhe shume te tjete deri me 15 vjet burg.

Po ne kete kohe denohet rende Ukshin Hoti.

Gjendja ishte e rende:

1. Kosova nuk ishte Republike si 7 republikat tjeta;
2. Papunesia ne Kosove ne vitin 1981 ishte mbi 50%;
3. Kishim me qindra e mijera njerez te burgosur e te denuar;
4. Shfrytezohej ashper Trepca, xeheroret e Kishnices dhe te Novoberdes,si dhe thengjilli i Kosoves;
5. Nuk kishte ne Kosove sigurim shendetesor dhe social;
6. Ishte e ndaluar kultura dhe historia shqiptare;
7. Studentet jetonin shume keqe dhe kishte edhe mungese te ushqimit dhe
8. Levizja demokratike e kombit shqiptar shtypej me dhune e terror.

Kjo gjendje sjelli deri te demonstratat e pergjithshme dhe popullore te vitit 1981.

Demonstruesit kerkuan:

1. Kosova te konstituohet ne Republike;
2. Te ndalej eksploatimi i te mirave nen e mbitokesore,;
3. Te punesohen te rinjte e te rejat e kombit;
4. Te permiresohet jeta e studenteve;
5. Te lejohej mesimi i  historise dhe i kultures shqiptate dhe
6. Te ndaleshin burgosjet, maltretimet dhe dhuna ndaj shqiptareve.

Keto ishin kerkesat e demonstruesve, te cilet kerkuan clirimin e Kosoves nga Serbo-Jugosllavia. Por, keto demonstrata, nga Lidhja Komuniste e Jugosllavise u kualifikuan ne kundrrevolucionare, terroriste dhe nacional-irredentiste.
Mbi bazen e tille u kapen dhe u burgosem me mijera shqiptate. Kishim te vrare dhe te masakruar. Dhunimet u  thelluan dhe Kosova u shnderrua ne koloni te shtetit serb.
Deri ne vitin 1998 u debuan mbi 600 mije veta.
Mbi 1 milione shqiptare u burgosen dhe u dhunuan barbarisht nga pushtuesit serbomadh.
Ndersa, nga viti 1981, deri me 1999, rane mbi 20 mije veta nga pushtuesit serb.
Dhuna dhe vrasjet u intensifikuan. 
Nga viti 1985 filluan edhe vrasjet ne ushtri dhe ne rruge, ne fshatra dhe ne lagjet e Kosoves. Ndersa, ne vitin 1989 u okupua Kosova edhe juridikisht, vec se faktikisht.

Kjo krijoj nje gjendje qe kombi i yne te organizohet. Krijohet organizata ilegale LPRK-LPK. Pas vitit 1990 u krijuan edhe shume parti legale politike. Me vone u krijua edhe UCK. Dhe ne vitin 1998, ne marsin legjendar, atehere kur ra legjendari i kombit shqiptare, Adem Jashari, filloi lufta clirimtare e cila u kurorizua me fitoren e vitit 1999, kur te perkrahur nga NATO, U clirua Kosova.

Me kete rast perkujtojme te gjithe te renet per liri!
Perkujtojme ata qe rane ne alterin e lirise gjate shekujve te luftes se madhe per bashkim kombetar! 
Nderi dhe respekti shkon per heronjet e deshmoret e kombit shqiptar!
Lufta e shenjte vazhdon per shtetin - komb!

Rrofte populli shqiptar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".