Aktvendim në emër të popullit!

Aktvendim në emër të popullit!
Aktvendim në emër të popullit!

Ardit Gervalla

  • 20 March 2021 - 11:07

Shkruan: M.s(c)- Ardit Gërvalla

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë sot për revokimin e aktvendimit mbi pranimin e pranimit të fajësisë është veprim në emër të popullit. Gjykata pas atij presioni mediatik dhe shqetësimi në përmasa të mëdha qytetare vendosi t’i shuaj pretendimet laike. Edhe pse unë mendoj që aktgjykimi mbi këtë rast do të jetë i njëjte sikurse të ishte shpallë sot.

Aktvendimi për rihapjen e procedurës dhe caktimi i seancës me 21 prill është një afat që gjykata ja ka dhënë palës akuzuese që të sjellë prova të reja dhe më pas të marrë aktgjykimin. Kjo sipas mendimit tim, më shumë është politikë e gjykatës e cila u gjend para një presioni të gjithmbarshëm popullor.

Dhe arsyeja tjetër është shkaku i ndryshimit të prokurorit dhe dhënien e përshtypjes së besueshmërisë dhe paanshmërisë së prokurorisë. Drejtësia duhet ta gjejë rrugën e saj dhe unë jam i bindur që do ta gjejë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".