Kapiti: Kush e rrënoi LDK-në e Rugovës dhe PDSH-në e Shqipërisë?
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Si LDK-në e Rugovës ashtu edhe PDSH-në e Berishës i rrënoi trashëgimia e tyre komuniste tito-enveriste, i rrënoi korrupsioni dhe kur u dolën mashtrimet dhe hipokrizitë politike, pra i dërrmoi kosumimi politik i vetëvetes së tyre.
Është bërë e modës edhe në demokraci që Partia identifikohet e kryetarin e saj, sic dentifikohej dikur Lenini me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.Por do them shkurtimisht këndvështrimin tim mbi atë se prej kujt mbërritën deri në këtë derexhe dy ishpartitë politike më të mëdha , ajo e LDK-së së Rugovës dhe Partia Demokratike e Shqipërisë e Sali Berishës.
LDK-ja e Kosovës drejt vetasgjësimit si parti parlamentare
LDK-ja e Kosovës fajtorë për këtë rënie të jashtëzakonshe ka për autorë kryetarët e pas Ibrahim Rugovës, të cilët devijuan dhe e braktisën demokracinë dhe kauzën e themeluesit të saj Ibrahim Rugova dhe ata janë p.sh. Isa Mustafa, Lutfi Haziri,Vjosa Omani,Lumir Abdigjiku etj., të cilët vetëm sa e kanë përdorur dhe e përdorin figurën e Rugovës për të mashtruar elektoratin e LDK-së. LDK -ja nuk ka shtyllë politike, mjerisht ajo është shndërruar në një satelit i pushtetit dhe i partive të tjera sidomos, si satelite e PDK-së dhe si patericë politike korrupsioni.
Kurse Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë e Berishës e coi në këtë gjëndje vetë Sali Berisha:kryetari i përjetshëm” , “shpëtimtari” dhe i pazëvëndëesueshmi i saj.
Partia Demokratike e Shqipërisë pritet të shkojë drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri me një kandidat të vetëm, me liderin historik të saj të shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA dhe Britania e madhe, nga aleatët më të mëdhenj të shqiptarëve.Berishës si mbështetës mediatik e intelektual i kanë mbetur një televizion dhe nja dy “profesorë” nga Prishtina por që kohët e fundit edhe këta dy profesorët sikur e kanë braktisur.Kurse mjerisht LDK-ja pret dhe shpreson që të “rilind” nga rikthimi “triumfator” i Vjosa Osmanit, që të rilind si “Rilindja” e socialistëve në Shqipëri..
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
