Nga mund të shkon Republika?

Nga mund të shkon Republika?
Nga mund të shkon Republika?

Muhamet Kelmendi

  • 09 April 2021 - 09:50

Shkruan: Prof.Dr. Muhamet Kelmendi

 Tash dihet fituesi. VV e ka pushtetin absolut dhe pa asnjë parti po e udhëheqë Republikën tonë. Opozita e ka rëndë. Ajo ka kaluar nga koha e gjatë në pozitë me opozite dhe tash i duhet punë dhe koncentrimi të focave në drejtim të marrjes së vetvetes dhe të përcaktimit të detyrave. Kjo punë kërkon kohë.

Opozita është dobësuar dukshëm. Votat kanë ikur dhe ka edhe deputet që po ikin. Kjo duhet të menagjohet. E deri në këtë kohë nuk ka mundësi të jetë një opozitë e fortë dhe konstruktive.

Opozita ka punë me radhët e veta. PDK është dobesuar shumë dhe me kryetarin e tashëm nuk ecet përpara. Ai është një njeri që nuk e ka vendin aty. Nuk është i ndërtuar për udhëheqje të kësaj partie politike. LDK ka rënë dhe ka punë në riorganizim të radhëve të veta në terren dhe në rikthimin e besimit që kishin.

Edhe AAK ka vështirësi në riorganizim dhe në përzgjedhjen e njezëve për parti. Kësaj partie i duhen njerëz të përgatitur dhe të vendosur në ideologji.

Këto fakte ndikojnë negativisht në detyrën e opozitës në Kuvend dhe në tërësi si opozitë. Kjo edhe për faktin se pozita, përkatësisht VV, ka numra mjaftë në Kuvendin e Republikës dhe ka mundësi pa e konsulltuar fare opozitën të merr vendime.

Aq më tepër kur me numrat që i kanë ka rreshitur si parti në elemente unitare dhe autoktiratike dhe e ka vështirë VV të ruaj karakterin demokratik. Kjo e ka dobësuar dhe vështirësuar shumë punën e opozitës dhe këtej ka veprime nënshtruese. Ose me ne ose kundër neve?

Kjo është ideologjia aktuale e VV-së. Me këtë po kërcënohet opozita dhe me këtë u detyra LDK të ia bëjë votat Presidentes së vendit në zgjedhje. Me këtë ideologji nuk ecet në demokraci. Ajo krjon konflikte dhe fërkime të ashpera me opozitën dhe shpërthimet i bënë të paevitueshme.

Nëse jo kështu, vien te vendosja e mentalitetit të një partie, prej nga gjithashtu tërhiqen konfliktet. Së këndejmi e pretë Kosovën me VV në pushtet një situate e dyanshme.

Ajo mundë të jetë shumë pozitive dhe frytdhënëse, por mundë të jetë edhe e rëndë dhe konfliktuoze. E tërë kjo varet nga qëndrimet e VV-së.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

ë

 

 

ë