Loja e ndytë me aferën e klanit PRONTO!

Loja e ndytë me aferën e klanit PRONTO!

Hajrullah Tërnava

  • 04 May 2021 - 13:34

Shkruan: ANALIST - Hajrullah Tërnava

Siç po shihet nga loja me rastet e gjykimit të kokave të mëdha të krimo-politikës, me kokat kryesore të SHIK-ut, vetëm sa  po na dëshmon për lidhjen e fuqishme të institucioneve të drejtësisë̈ me krimin, për  çka edhe po bëhet tepër i domosdoshëm bërja urgjente dhe zbatimi i ligjit VETING për shkëputjen e këtyre lidhjeve puro-kriminale. Nëse në të vërtetë vendoset që seriozisht të luftohen të gjitha ato të këqija që i kanë bërë qeverisjet e mëparshme kundër këtij vendi, e sidomos mbas miratimit të ligjit VETTING, atëherë do të fillon jetësimi i ligjshmërisë në këtë vend që edhe shtetet tjera do e përshëndesin këtë veprim të kësaj Qeverie, dhe Kosovës shume shpejt do ti hapen rrugët drejtë BE-së e sidomos do ti lejohet Liberalizimi i vizave.

Kjo qeveri e posa ardhur në  pushtet duhet që ti luftoj me prioritet të gjitha të këqijat që e kanë degraduar dhe dëmtuar shtetin për plot dy dekada, sepse  duke dhënë premtime të tilla elektorale edhe e ka fituar votën dhe besimin qytetar. Kjo qeveri duhet ti ndërmerr të gjitha masat e luftimit të  dukurive negative  duke përfshirë këtu me prioritet reformimin dhe pastrimin e plotë të gjyqësorit, për të treguar dhe dëshmuar seriozitetin në qëndrimin apo  nënshtrimin përfundimtar ndaj krimit  të organizuar të nivelit të lartë të politikes. Testi do të duhej dhënë tash kur e kemi  vendimin e Gjykata Supreme të  Kosovës e cila ka kthyer në rigjykim rastin ‘Pronto’.

Sikur që dihet tani më, Gjykata e Apelit më 30 qershor 2020 pati ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë par rastin “Pronto” dhe i kishte shpallur fajtorë vetëm Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin. Ata ishin të dyshuar për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”. E me  vendimin e Supremes që  është̈ marrë më 19 prill, ky institucion ka aprovuar kërkesat e të akuzuarve për “mbrojtjen e ligjshmërisë” dhe rastin e ka kthyer në rigjykim. Grabovci i cili në nëntë̈ raste u akuzua për shkelje të statusit të barabartë të qytetarëve, në korrik të vitit të kaluar viti u shpall fajtor nga Gjykata e Apelit për dy punësime të kundërligjshme, pasi paraprakisht ishte liruar nga akuzat nga Gjykata  themelore e Prishtinës.

Sipas Apelit, ai kishte krijuar privilegje në baza të përkatësisë̈ politike në punësimin e Blerim Camajt dhe Afrim Dautit. Bashkë me Grabovcin, me vendimin e Gjykatës së Apelit u dënuan edhe ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi dhe këshilltari politik Sadat Gashi. Adem Grabovci u dënua me një vit e dy muaj burgim, Ilhami Gashi me një vit e katër muaj ndërsa Sadat Gashi me 8 muaj burgim. Me këtë vendim, tre të dënuarit nuk shkojnë në burg në rast se brenda 2 viteve nuk do të kryejnë̈ ndonjë vepër tjetër penale.

Pas kësaj, i bindur në pafajësinë e tij, përkundër vendimit të Apelit, Grabovci pafajësinë e kërkoi në Gjykatën Supreme. Mirëpo Gjykata Supreme pas shqyrtimit të ankesave të të akuzuarve dhe Prokurorisë̈ Speciale, ka marrë vendim që të hedhë poshtë̈ ankesat e palëve, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ta vërtetojë. Tashmë i njëjti rast i kthehet në rigjykim të Gjykatës së Apelit, sipas vendimit të Gjykatës Supreme të datës 19 prill dhe loja do të vazhdon tutje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".