Institucionet e shtetit të Kosovës, pa të drejtë po heshtin për krimet serbe dhe dëmet e luftës

Institucionet e shtetit të Kosovës, pa të drejtë po heshtin për krimet serbe dhe dëmet e luftës
Institucionet e shtetit të Kosovës, pa të drejtë po heshtin për krimet serbe dhe dëmet e luftës

Blerim Burjani

  • 04 May 2021 - 07:44

Shkruan: ANALIST - Blerim Burjani

Unë mendoj se edhe shteti i Kosovës por edhe rastet individuale të shumta kanë mundur t`i drejtohen gjykatës në Strasburg. Deri më tash nuk ka pasur adresime të mëdha në këtë gjykatë për këto tema .Ka munguar edhe iniciativa e shtetit të Kosovës, por edhe iniciativat qytetare apo individëve dhe familjarëve veç e veç. Mendoj që do të ishte mirë edhe vetë qytetarët t`i drejtohen gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

-Çështja e kompensimit, dëmshpërblimit për dëmet dhe krimet e luftës , është një çështje mjaft e komplikuar për tu zgjidhur. Dëmet që janë bërë janë shumë të mëdha, edhe ato në viktima njerëzore por edhe dëmet materiale. Këto vepra penale kundër njerëzimit dhe pasurisë nuk mundë të kompensohen nga shteti i Kosovës që është viktimë e asaj lufte, por këtë kompensim duhet ta bëjë Serbia që i ka bërë këto krime të rënda.

Deri me tash nuk ka raste të hapura as individuale kundër shtetit serb në instanca të drejtësisë ndërkombëtare e as të shtetit të Kosovës, padi që ka mundur të ushtrohet në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Unë mendoj se edhe shteti i Kosovës por edhe rastet individuale të shumta kanë mundur ti drejtohen gjykatës në Strasburg. Deri më tash nuk ka pasur adresime të mëdha në këtë gjykatë për këto tema .Ka munguar edhe iniciativa e shtetit të Kosovës por edhe iniciativat qytetare apo individëve dhe familjarëve veç e veç. Mendoj që do të ishte mirë edhe vetë qytetarët ti drejtohen gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".