Nuk krahasohet atdhetari me titistët!

Nuk krahasohet atdhetari me titistët!
Nuk krahasohet atdhetari me titistët!

Muhamet Kelmendi

  • 05 May 2021 - 12:21

Shkruan; ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Letër mikut!

Përshëndetje mik! Fillimisht po të them se janë dy gjëra të kundërta dhe kurrë në asnjë konstalacion nuk bëhen bashk. Atdhetari i çështjes sonë kombëtare me titistët që vranë dhe burgosën, bënë një mijë e një të zezë ndaj veprimtarëve të çështjes kombëtare, nuk janë një dhe kurrë nuk krahasohen. Janë dy tabore krejt të kundërta. Gjërat janë të pështjelluara dhe të krahasuara në mënyrë që nuk krahasohen nga ana e juaj o mik. Çdo kush përgjigjet për punën e vetë.

Kam thënë thjeshtë se grupi i tillë është tipik titisto-jugosllav. Çfarë ka kjo në raportet dhe qëndrimet e mija për UÇK-në, për Ramushin, për Thaçin a për AAK-në etj.?! Është çudi!! Jo o mik! Ti e dinë se kurrë unë në një vij me titistët nuk kam qenë. Ky është ofendim i rëndë për mua. Të më krahasosh me Veton Surroin, me Blerim Shalen, me Leon Malazogun, me  Muhamet Mustafen etj., që babë e babagjysh ishin në kundërshtim me çështjen shqiptare, nuk është mirë! Është ofendim i rëndë.

Por thonë: " Miku të vret dhe miku të shpëton". Unë kam qenë dhe jam edhe tash kundër titistëve. Kurrë jeta e ime nuk ka punuar me ta. Edhe tash do të luftoj me çdo mjet kundër këtij grupi titistë. Ty të dëshiroj shëndet! "Non paper" eshte e krijuar nga grupet e ndryshme qe janë mjafte te forta ne skenën politike te Evropës dhe edhe me gjere. Ne planin e tille, këtu nuk eshte me rëndësi se kush e publikoje atë, parashihet ndërrimi i territoreve si mundësi e zgjidhjes se raporteve me shtetin serb.

Kuptohet se sipas " Non paper" humbës me i madh eshte Kosova, sepse parashihet ndarja e viseve shqiptare dhe zgjerimi i shtetit serb. Ne këtë ane duhet thënë se ne tavolinë, edhe pse po refuzohet gjoja nga UE e SHBA-te, eshte Asociacioni i komunave serbe ne Kosove me pushtet politiko-ekzekutiv, si forme e zgjidhjes se çështjes. Këtu si forme tjetër eshte mu plani i parapare ne "Non Paper" i zgjidhjes se çështjes ne mes Kosovës dhe Serbisë.

Te dy këto janë ne tavoline dhe forcat e ndryshme, vete z. Borel dhe Lajcak, si përfaqësues te UE, e përkrahin njërin a planin tjetër. Këto dy plane po gjejnë mbështetje apo kane pasur mbështetje edhe ne ish administratën e SHBA-se, te z Tramp. Shikuar këtej, pra, del se janë plane shume te forta dhe te përkrahura nga shume forca. Duket se edhe Spanja dhe Franca janë për ndarjen e Kosovës. Kështu kane fituar këto dy plane ne pesh dhe te dyja ekzistojnë ne dialog ne mes Kosovës dhe Serbisë. Te dy këto janë baze e dialogimit te shtetit serb.

Dhe këtu kërkohet te refuzohen kategorikisht planet e tilla, qofte edhe me ndërprerjen përfundimtare te dialogut. Kosova ka humbur mjafte. Nga territori i Kosovës janë shkëputur ne 100 vjetet e fundit rreth 22 mije kilometra katror dhe janë asimiluar nga shteti serb. Nëse edhe tash i merren sipërfaqet e përcaktuara me " Non Paper" nuk ka jete dhe nuk funksionon me Kosova si shtet. Temat janë për dialogim ne Bruxel janë te qarta. Eshte gjetja e te vdekurve.

Demi material dhe moral. Kthimi i mjeteve financiare te grabitura nga kriminelët serb dhe përgjegjësia penale e shtetit serb për gjenocide. Nuk mund te harrohen përdhunimet e 20 mije motrave dhe te nenave shqiptare, sikundër as përdhunimet e qindra meshkujve shqiptare. Kështu dhe me këto tema zgjidhen çështjet me shtetin kriminal serb Kjo dërgon te njohja e shtetit qe eshte baza kryesore e raporteve Kosove-Serbi. Pa këto tema nuk ka dialogim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".