Shokut të radhëve të para të idealit!

Shokut të radhëve të para të idealit!
Shokut të radhëve të para të idealit!

Muhamet Kelmendi

  • 11 May 2021 - 12:16

Shkruani: Muhamet Kelmendi

Ishte nje kohe kur punonim se bashku dhe jetonim ne nje jete te rende, pa shikuar interesat personale, po ku edhe energjine me te vogel, per ceshtje e kishim. 

Nuk kishte pengesa te pakapercyeshme!

Vepronim dhe jetonim per kombin. Per neve ishte gjeja me e shtrenjte, kuptohet kur te therret atdheu, ne edhe energjine e fundit e jepnim per pavaresi.

Ishin vitet e 80 dhe 90 te shekullit te kaluar.

Atehere u numeronin njerezit e ceshtjes ne gishta.

Armiku ishte i madh ne numer.
Shovenojugosllavet ishin dominant. 
Vetem ne Kosove ishin nen sherbimin e regjimit te Beogradit mbi 120 mije te ashtuquajtur komunishta jugosllave. 

Kishte shume te tjere neper ish mekanizmat pushtues serbojugosllave! 

Ishin klika te medha dhe te fuqishme kunder kombit shqiptar. 
Me siguri e ke ne kujtese grupin antishqiptar te udhehequr nga Azen Vllasi, Sinan Hasani e Ali Shukriu! 
Keta i prinin dhunes me idete tyre politike dhe pikepamjet se shqiptaret jane "armiqe, terroriste dhe kunderrevolucionare"!

Ishte Prishtina, Shkupi dhe ish Titogradi (Podgorica e sotme) te udhehequr nga Beogradi qe e kishin vendosur kombin shqiptar ne shpatullalla per muri, me dhune e terror!

Dhuna dhe terrori e kishin perfshire kudo kombin shqiptar.

A te kujtohet miku i im?!

Por kombi jetoje.

Dhe ne vepronim.
E  dinim se do te fitojme luften tone clirimtare!

Pse?

Sepse ishim ne te drejten tone. Dhe, per kete kishim ideale. Ato na mbanin ne pune dhe ne jete, si dhe na jepnin force, prej nga pa asnje frike vepronim.

Po ku mbeten idealet miku i im!
Mos e kemi "mashtruar" njeri-tjetrin!
Kete kurre nuk e besoj.
Ishe luftetar i shquar dhe i pakompromist i ceshtjes. Kishe energji te pashterrshme dhe ne, shoket tuaj,  mburreshim me ty.

Ti ishe shembulle per ne.

Po tash o mik i imi pse!

Ku mbeten idealet tona? 
Pse vetem kaqe ishte shoqeria?

Kurre o mik dhe shoke nuk mund te behet me i aferte subjekti i ndonje interesi tjeter, kundruall shokeve te radheve te idealit, kur jeta ishte ne pytje.

Kete kurre mos e harro!

Te une do te gjesh cdo here shokun tend. 
Une jam ai qe e ke njohur gjate diteve te renda te jetes revolucionare. Neve na bashkoje atehere liria dhe pavaresia. Mbi te u ndertua shoqeria, ndaj  ishim dhe mbetemi shoke  shume te cmuara te idealeve. Kete mos e harro!

Dhe natyrisht se vetem ata jane miqet dhe shoket e idealeve.

Une nuk do te ndryshoj!

Dera e ime eshte e hapur per mikun dhe shokun tim te idealeve qe na paten bashkuar!
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".