A ka përfunduar logjika e epokës të fashizmit?!

A ka përfunduar logjika e epokës të fashizmit?!
A ka përfunduar logjika e epokës të fashizmit?!

Skender Mulliqi

  • 13 May 2021 - 14:18

9 maj ishte Dita e Evropës, dhe  data kur para 76 vitësh u mund fashizmi në Luftën e Dytë Botërore .Përputhja e këtyre  datave natyrisht që ishte koincidencë.Edhe pse ka kaluar tashmë një kohë e gjatë . që kur është mundur fashizmi .Një shpjegim I tillë të gjenerata e re nuk ekziston shumë . Sigurisht  ata pyesin si është mundur fashizmi , kur edhe sot po  ndëshemi  më te  në të gjitha anët?,ndoshta më shumë së kurrë më parë! Erdhi edhe koha e rënjës së komunizmit  si sistem në Evropë.  Gjithashu ishim dëshmitarë të shpërbërjës së përgjakshme të ish krijesës të  Jugosllavisë së Titos. U formuan mini shtetet e reja , të cilat vështirë po e kalojnë fazën e tranzicionit edhe pse kan kaluar tashme  shumë vite. Nuk është hequr   mëndësia e vjetër e ish sistemit komunist dictatorial, që natyrishtë ka elemente të fashizmit.Ju hapën dyert fashizmit të ri  si me mendësi , sjellje, veprime  …!A nuk janë  metoda fashiste, kur politikanet më të madhe po shërbehen më rrena politike, më urrejtje, manipulime të masave , falsifikimeve edhe historike ,metodave  të dhunës, të përshtatura mirë në kohë dhe hapësirë. Këtë e instaluan  pas luftës nga niveli lokal deri në nivelët qendrore në Kosovë. Ky model I qeverisjës më I degraduari  , e degjenerojë shoqërinë tonë të re , duke  I stopuar kështu proceset zhvillimore dhe proceset demokratike .Një logjikë e tillë u instalua edhe në Parlament dhe qdo zingjirë tjetër komandues .Metodat  neofashte, e varfëruan shumë Kosovën, e lanë të pa zhvilluar ekonomikisht, të  izoluar, duke e shëndrruar në një vend jo të civilizuar . Ky përvezitet dhe licemerizëm , ka ofenduar forcat intelegjente e përparimtare  në Kosovë.E ka ngulfatur trurin e shëndosh të kombit jo krejt   pa fajin e tyre . Eshtë qudi të instalohet një logjikë e tillë, kur dihet së çfarë dëmesh njerëzore dhe materjale  I solli njerëzimit  në botë historikisht ,  kështu edhe neve  më rastin e luftës në ish –Jugosllavi?!Madje u harrua edhe gjenocidi serb  ?!Këto gjera  jo të mira që na goditën pas luftës , nuk janë gjë tjetër veq naivitete të njerëzve të padijshem dhe të pa informuar ,së cili është sistemi capitalist liberal. Është e nevojshme që fashizmi I këtyre mërrdhënjëve dhe klima që është krijuar që shumë kohë ,në shoqërinë tonë të re, të tejkalohen nga forcat e reja politike në pushtet , e jo që edhe ata të rrëshqasin në livorën e njejtë të bananës! Vetëm më krijimin e një klime  të re politike në Kosovë, si imperativ që kërkon koha e modernitetit, edhe mund ti arrijmë objektivat e synuara si shtet dhe si komb në Ballkanin Perëndimor.Fashizmi i epokës sonë , tejkalohet duke i fuqizuar të gjitha  sistemet me logjikën antifashiste. Në  këto rrethana në të cilat po punojmë dhe veprojmë , pa ndryshime shumë të mëdha edhe ideore , nuk mund të themi së fashizmi  është mundur  para 76 vitëve… !