Mbi lirinë!

Mbi lirinë!
Mbi lirinë!

Muhamet Kelmendi

  • 17 May 2021 - 10:31

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Çdo popull ka të drejtë të angazhohet për lirinë e vetë. Mirëpo me atë nuk duhet ndaluar lirinë e tjetrit. Ajo eshte e palejueshme. Ne liritë kombëtare e njerëzore nuk ka vend racizmi dhe urrejtja; shtypja dhe shfarosja e popujve. Ajo eshte jo demokratike dhe aspak popullore. Qëndrimit te njëanshëm mbi ngjarjet ne Lindjen e Mesme duhet ikur.

Asnjë qëndrim qe mbështet ne baza fetare, pa i përkrahur njëjtë te gjithë popujt ne liritë e veta, nuk eshte i drejte. Shikojeni qëndrimet ne rrugët e Prishtinës. Shprehja: "Liria e ime nuk eshte e plote pa te Palestinës". Kjo shkrehje tregon një njëanshmëri te dukshme.

Liria eshte baze e çdo populli te botes. Aty nuk ka rendësi fare feja. Vetëm te barabarte ecin popujt ne te ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".