Ish-pushtetarët e inkriminuar, mobilizojnë edhe OJQ-të mercenare dhe me dosje të bllokuara në prokurori!

Ish-pushtetarët e inkriminuar, mobilizojnë edhe OJQ-të mercenare dhe me dosje të bllokuara në prokurori!

Hajrullah Tërnava

  • 18 June 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani është momenti që duhet të dekonspirohet, zbulohet edhe lidhja e një pjesë të OJQ-ve me krimin e organizuar. Ky rast, shkarkimi i Valdete Dakes dhe kundërshtimi nga disa OJQ, edhe me dosje ne prokurori duhet të shërben si shkas për të filluar hetimin e burimeve të financimit për shumë OJQ të cilat po dalin ashiqare se kanë vepruar të ndikuara nga korrupsioni i pushtetit dhe në mbrojte të lidhjes së ish pushtetarëve të kriminalizuar me krimin e organizuar që kishin gisht edhe në abuzimin e votës së qytetarëve deri në vjedhjet industriale që i kemi përjetuar në mandatet e kaluara, sikur në vitin 2010 me regjisore Valdete Daken, dhe jo vetem!.

Pushtetarët që po e qeverisin tani vendin, të gjitha veprimet që po i ndërmarrin për ta ndryshuar situatën e kriminalizuar që e ka kaplua shtetin deri më tani, në të gjitha institucionet, do të kenë vështirësi për ti realizuar, sepse po vijnë reagime dhe rezistencë në mënyra të ndryshme do të ketë nga ata që e sollën shtetin në këtë gjendje. Reagimet vijnë të orkestruara sikur që dihet kjo opozitë e tanishme sepse të gjitha këto parti kanë qenë në qeverisje të vendit. Sikur që e dimë kanë qenë në të shumtat raste edhe në koalicione mes veti, prandaj tash e tutje do të rezistojnë në mënyra të ndryshme duke u munduar që ta bindin opinionin se ishin të ligjshëm.

Edhe vendimi i Presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakes nga KQZ-ja, e zbulon të vërteten e pa kontestueshme rreth kapjes së madhe nga ish-krimo politika në pushtet jo vetëm të institucioneve, por edhe lidhjen e tyre te fuqishme dhe ndikimin tek të ashtuquajturat OJQ mercenare si Organizata të Shoqërisë Civile, si dorë e zgjatur e ish pushtetit të instrumentalizuar maksimalisht dhe të financuara nga krimi i organizuar me korrupsion, pasi që reagimi kundër shkarkimit të Valdete Dakës ishte i ashpër dhe vizavi i njëjtë̈ me partitë politike në opozitë, sidomos nga PDK-ja dhe ish-koalicioni PAN.

Nga këto veprime të OJQ-ve që po dalin kundër ndryshimeve pozitive në KQZ, dhe në vend të kërkesës për reformim, po e mbrojnë̈ status kuon dhe vazhdimin e rrëshqitjes në deformimin e procesit dhe vetë sistemit ekzistues zgjedhor dhe menaxhimit që i është bërë deri më tash nga kupola drejtuese kriminale, duke lejuar shitjet e blerje të votës, vjedhje industriale brenda llojit e çka jo tjetër.

Tani është i kuptueshëm shkaku i veprimeve të tilla të OJQ-ve , sepse këta njerëz të cilët me zhvatjet dhe krimin që ia kanë bërë shtetit edhe se bashku me ish-pushtetare, gjithsesi do të mundohen të reagojnë për mos ndryshim të gjendjes së tillë, sepse nga këto poste ku ishin deri më tani iu krijuan vetit dhe shefave të tyre përfitimet nga të cilat u pasuruan jashtëligjshëm,u bene milionera dhe e mbajtën gjendjen e tillë nga mandati i tyre në ato poste e deri më tani, por mos të harrojmë se opinioni është i lodhur me gjendjen e deritashme dhe ata si shumicë që ua dhanë votën këtyre qeveritarëve, po presin me padurim edhe shumë ndryshime tjera nëpër institucionet shtetërore, në të cilat shihen qartë dobësitë, keq menaxhimi dhe instalimi i krimit të organizuar ne institucionet e shtetit dhe ne OJQ-t mercenare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".