Kjo është tradhtia e madhe e opozitës ndaj shtetit!

Kjo është tradhtia e madhe e opozitës ndaj shtetit!
Kjo është tradhtia e madhe e opozitës ndaj shtetit!

Dardan Grapci

  • 02 July 2021 - 12:55

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Opozita asnjëherë nuk do ta merr përgjegjësinë për gabimet dhe dështimet që e kanë karakterizuar qeverisjen e saj në të kaluarën dhe të njëjtat gabime po u kushtojnë shtetit sot në gjendjen aktuale, gabime me të cilat tash po ballafaqohet qeveria e re. Këto gabime nuk janë të rastit dhe nuk janë të riparueshmen si me telekomandë që ndërron programe në TV, sepse janë vendime kapitale politike dhe strategjike, kostoja e të cilave lë pasoja historike, siç janë : nënshkrimi Demarkacionit dhe Asociacionit, pastaj kjo e fundit, në mandatin e Qeverisë Hoti që ka të bëjë me përdorimin e Ujmanit, shfrytëzimin e përbashkët nga të dy shtete, Kosova dhe Serbia. Kjo e fundit dhe marrëveshja për krijimin e komunave me shumicë serbe janë dy çështjet më të rënda të trashëguara që po i bartë Qeveria Kurti nga qeverisjet e kaluara.

Sikurse PDK-ja, edhe LDK-ja duhet ti pranoje gabimet që i ka bërë nëpërmjet ish-kryeministrit Avdullah Hotit, duke nënshkruar marrëveshje të cilat aspak nuk e sanksionojnë apo dënojnë Serbinë, por e cenojnë komplet territorin e Kosovës. Edhe pse thuajse kanë kaluar 5 muaj nga zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, opozita ende ka pluhur në sy, sa që nuk po e kuptojnë që kanë e kanë humbu rrugën dhe që më nuk janë në pushtet, dhe në pozitë për të dirixhuar, por opozitë që duhet të përgatitet me alternativë të re programore, nëse e ka seriozisht për të ndryshuar dhe eventualisht për ta bindur qytetarin se kanë ndryshuar e janë reformuar, për ti fituar zgjedhjet e reja kurdo që të ndodhin ato.

Qeveria Kurti deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer, edhe pse ka pas mangësi, në disa raste që kanë ardhur si pasojë e pengesave të krijuara nga ish-Qeverisja e kaluar. Deputetët e koalicionit qeverisës, ministrat dhe Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Vjosa Osmani po ia dalin që dalë por me ndryshime të prekshme ti përmirësojnë ato gabime. Mirëpo vendimet e mëdha që i kanë marr qeveritë e kaluara në dëm të Kosovës, në dialog me Serbinë janë baras me një tradhti të madhe ndaj shtetit, e kanë gjuajtur gurin e po duan ta fshehin dorë.

Gabimi që është bërë duke nënshkruar edhe bërë Serbinë shtet hisedar për Ujmanin dhe ajo për Asociacionin me shumicë Serbe, që janë bërë dhe ripërtërirë nga Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të duhet shumë kohë për të diskutuar, analizuar dhe eventualisht për ta bindur edhe faktorin ndërkombëtar se ato duhet anuluar, apo gjetur një zgjidhje tjetër që do të jetë në të mirë të Kosovës, që nuk e rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës duke shkuar në favor të Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".