Mjaftë më narcisoid!

Mjaftë më narcisoid!
Mjaftë më narcisoid!

Skender Mulliqi

  • 05 korrik 2021 - 09:51

Shkruan: Skënder MULLIQI

Duket së jemi ende  në kohën e ekzibicionistëve dhe narcisoidëve politik.Nuk e di a keni vërejtur lexues të nderuar së më  shumë njerëz të krisur po rrethohemi.Na është mbushur jo vetëm rrethi, por edhe Kosova e vogël më  njerëz narcisoid, me egoist e njerëz  vulgar…Nuk ka më keq në këtë botë së kur jetën e bëjmë sipas regjisë së tjetërit.

Si rrethi ku jetojmë, mbarë shoqëria së bashku me medie të shkruara dhe rrjete sociale na është mbushur më narcisoid , me egozima të çdo lloji.Të gjitha këto janë dukuri  që na dërgojnë në fatkëqësi.Për disa njerëz nga ish pushteti duket së sa më e keqe gjendja , aq më mirë është për ta.

Kjo është logjikë sa qesharke , e tejdukshme,logjikë e njerëzve jo shumë të menqur.Egzibicionistët , narcisoidët, shumë na kan ngushtuar hapësirën , dhe po bëjnë përpjekje të na bindin së ajo çka po bëjnë është e mirë.Kjo çka po na ofrojnë , është ajo çka na kan ofruar për 20 vite. Dhe, cili është rezultati?Më i dobët nuk ka.Kosovës i duhet një tjetër angazhim politik, një tjetër qasje edhe të mjeteve të informacionit dhe të rrjetëve të ndryshme  sociale.

Mjaftë është bërë më antivlera në këtë vend. Kan mbetur si fluskë sapuni fjalët për Lirinë , Drejtësinë…Në çka  është e mundur të besohet? Të besohet në programe konkrete politike dhe  ekonomike, të bësohet në rezultate… Të  gjitha arrihen vetëm më punë, e jo më fjalë ...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".