Nuk pritet njohje nga Greqia!

Nuk pritet njohje nga Greqia!
Nuk pritet njohje nga Greqia!

Muhamet Kelmendi

  • 09 July 2021 - 12:34

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Është mirë që është pozitë e pozivitetit në raport me shtetin grek. Ato kanë shkuar duke u përmirësuar dhe priten zhvillime të mira me Greqinë. Mirëpo, nuk mendoj se Greqia do ta njeh Republikën e Kosovës. Athina dëshiron që ti përmirësoi raportet me Kosovën pa e njohur si shtet. Faktet ose shkaqet që Greqia nuk do ta njeh janë të ndryshme. Por mendoj se tri fakte janë me kryesoret. Se pari, ndikojnë shumë raportet tradicionale të Greqisë me Serbinë.

Ato shkojnë shumë herët dhe kurdoherë kanë qenë kundër shqiptarëve. Me anën e tillë këto dy shtete kanë pushtuar territore shqiptare dhe të njëjtat i kanë asimiluar. Së dyti, janë bërë pretendimet greke mbi jugun e Shqipërisë, si vend gjoja grekofon. Së treti, është aktualiteti që ekziston vetë në Greqi. Aty janë shumë shqiptar dhe arvanitas shqiptar që politika shoviniste greke ia ka frikën. Këto tri shkaqe janë faktorët e gjendjes aktuale dhe këtej nuk do të ketë njohje.

Shpresat janë në përmirësim të marrëdhënieve. Asgjë tjetër. Por edhe kjo anë e ka pozitivitetin e vetë dhe kështu ka mundësi që shteti grek mos të bëhet pengesë e Republikës në integrime dhe në raport me UE . Kosovës i duhet ky qëndrim dhe kështu është pozitiviteti i raporteve aktuale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".