Skandaloze: Drejtësia kosovare  e pushtuar nga narkoza e krimit dhe korrupsionit!

Skandaloze: Drejtësia kosovare  e pushtuar nga narkoza e krimit dhe korrupsionit!
Skandaloze: Drejtësia kosovare  e pushtuar nga narkoza e krimit dhe korrupsionit!

Hasan Preteni

  • 28 July 2021 - 18:53

Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni

Habi e madhe pse heshtin Këshilli Prokurorial, ata kanë kaluar në “ilegalitet” asnjë presion publik as nga politika e çuditërisht as nga mediat,  e mos të flasim për shoqërinë civile. Disa OJQ vetëm në emërtimin e tyre kanë emërime “anti-korrupsion” por në veprim sidomos titullarët e tyre,  janë bërë analistë politik dhe lobista  të opozitës politike. Situata është e keqe e kush do të lëvizin potesin e parë mbetet të shihet.

 

Gjithandej po ndodhin ndryshimet vetëm në Kosovë jo! Më 26.07.2021, pra  të hënën,   u shkarkua edhe kryeprokurorja e Bosnjës, gjithandej ndryshime për të kërkuar rezultate në luftë kundër krimit të organizuar. Në arsyetimin për shkarkimin e kryeprokurores në Bosnjë shkruante në mes tjerash; “ edhe pse premtoi se do të hetoj peshqit e mëdhenj” ajo heshti, rikujtoj se para disa dite u burgos Shefi i Agjencisë së Inteligjencës por nuk mjaftoi. Në Kosovë policia “anti-korrupsion” i mori disa aktivitete, u paraburgosën disa zyrtar nga Ministria e Bujqësisë dhe kaq. Nuk është ngritur asnjë aktakuze kundër zyrtarëve të lartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".