Serbia po armatoset!

Serbia po armatoset!
Serbia po armatoset!

Muhamet Kelmendi

  • 07 September 2021 - 09:58

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Mjetet që i mori Serbia aktualisht e rrisin edhe më tej aftësinë ushtarake të shtetit serb. Tanket e tashme dhe makinat e blinduara janë fakte që tregojnë se Serbia po përgatitet për luftë. Serbia e sheh Kosovën si vend serb. Pikësynimet janë të qarta. Serbia synon ndarjen e Republikës së  Kosovës, kuptohet nëse nuk e ripushton përsëri. Ky është edhe qëllimi serb ndaj Kosovës.

Në preambulën e Kushtetutës serbe qëndron se Kosova është pjese jugore e shtetit serb. Këtë synim synon Serbia për ta arritur me luftë. Këtej është armatimi dhe këtë e dinë mirë shtetet e UE-së dhe SHBA. Është  tepër e qartë se nëse ikë KFOR-i dhe SHBA-të vjen te sulmi ushtarak serb mbi Kosovën. Këtë duhet ta dinë Kosova! Këtej i kërkohet FSK-së të armatoset dhe të jetë në gjendje vetëm për vetëm për ta mbrojtur Republikën e  Kosovës.

Armët që i ka FSK-ja nuk janë adekuate për mbrojtjen e vendit nga ushtria kriminale serbe. FSK-së i duhen mjete kundër tankeve dhe aviacionit. Këtu është i fortë dhe mirë i armatosur shteti serb. Me Huavea që i ka FSK-ja nuk mbrohet vendi, Republika e Kosovës. Kosovës i duhen armë të rënda.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".