Bashkimi Evropian po e diskriminon Kosovën

Bashkimi Evropian po e diskriminon Kosovën
Bashkimi Evropian po e diskriminon Kosovën

Blerim Burjani

  • 11 October 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Gjasat janë të vogla që Kosova për një kohë të shpejtë ta përfiton liberalizimin e vizave. Kosova po kushtëzohet tërthorazi me shumë gjëra , që nuk janë shumë transparente. Kjo po shihet se prapa kësaj shtyrje të liberalizimit sillet vërdalla diçka tjetër, që mundë të jetë për Kosovën e pa pranueshme.

Politika prapa teknikës po funksionon. Kjo Qeveri është pro BE-së, përderisa ne, më herët, dhe gati për 20 vjet, kemi qenë më të përcaktuar plotësisht pro me SHBA-të, dhe me një lidhje speciale me superfuqinë botërore. Nga ana e BE-së nuk kemi fituar as gjënë më elementare, lëvizjen e lirë, dhe kjo është dekurajues dhe dëshpëruese. Kosova nuk ka çka të bëjë më shumë sa ju takon raporteve me BE-në por vetëm të pres... të pres, sepse nuk është ndonjë faktor dhe nuk ka arrit të imponohet bash askund, në asnjë politika rajonale dhe BE. Pra ka shumë gjëra që Kosova ka nevojë ti ndryshon që të duket atraktive për BE-në.

Pra Kosova duhet të fuqizoj veten politikisht dhe ekonomikisht. Vetëm kur të behet faktor ekonomik në rajon atëherë vetë BE- ia ofron të gjitha mundësit e përafrimit dhe deri ato të anëtarësimit. Pra mos puna e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe me kryeministra jo adekuat për ekonomi, nuk i bënë kujt përshtypje në BE dhe nuk e marrin seriozisht akoma çështjen e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".